Van Niekerk me rekord të ri botëror, stërvitet nga gjyshja e tij 74- vjecare

0
150

Wayde van Niekerk nuk është vetëm kampioni i ri olimpik në 400 metra, por edhe rekordmeni i ri botëror. Djaloshi nga Afrika e Jugut vendosi një kohë më të ulët se Michael Johnson 17 vjet më parë. Van Niekerk kaloi finishin pas 43 sekondash e 3 të qintat, 15 të qintat më shpejt se legjenda Johnson në 1999.

Një rekord ky i velrësuar si tepër i vështirë për tu kaluar. Wayde van Niekerk mundi në këtë garë atletin nga Grenada, Kirani James dhe amerikanin LaShaën Merritt, kampion olimpik në vitin 2008. Ky nuk është i vetmi sukses i rëndësishëm për afrikanojugorin, i cili vitin e kaluar fitoi medaljen e artë edhe në kampionatin botëror të zhvilluar në Pekin. Pas kësaj arritje mediat nxituan të gjejnë çelësin e skusesit, ku zbuluan se Wayde van Niekerk stërvitet nga gjyshja e tij 74 – vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here