Kushtetuta e re, Presidenti nuk e hedh shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi

0
133

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vendosur të mos hedhë shortin për t’i hapur rrugë zgjedhjes së 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nishani_1-1Vendimi i cili do të detyrojë kreun e shtetit të shkelë Kushtetutën e re, që hyri në fuqi më 11 gusht, është marrë pas takimeve që ai zhvilloi me një grup konstitucionalistësh dhe krerët e grupeve parlamentare të partive kryesore në Kuvend.

Burime nga Presidenca konfirmojnë se Presidenti Nishani e ka marrë vendimin për të mos e hedhur shortin, duke ndjekur në këtë mënyrë frymën e përgjithshme që pati në takimin me krerët e grupeve parlamentare pak ditë më parë.

Vendimi i kreut të shtetit, i cili shkel nenin 179 në pikën 5 të Kushtetutës së re, është i pashmangshëm për shkak se ligji që do të përcaktonte kriteret mbi të cilat do të përzgjidheshin anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, nuk është miratuar ende në Kuvend.

Lidhur me këtë çështje, kreu i shtetit doli në një konferencë për mediat pak ditë më parë për të bërë publik shqetësimin e tij lidhur me ngërçin kushtetues për hapjen e vakancave për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. “Institucioni i Presidentit ndodhet në një situatë, ku Kushtetuta i kërkon që brenda 5 ditësh të hedhë shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe po Kushtetuta në pikën 5 të saj i kërkon që kriteret e atyre që kandidojnë përcaktohen me ligj, ndërkohë ne nuk kemi një ligj”, deklaroi kreu i shtetit.

Në këto kushte, Presidentit Nishani, edhe nëse do të zgjidhte të hapte garën për paraqitjen e kandidaturave në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, do t’i duhej sërish të shkelte Kushtetutën. Kështu, nëse kreu i shtetit do të zgjidhte të hapte garën për KED-në do të ishte i detyruar të shkelte sërish Kushtetutën në nenin 149 të saj.

Ndonëse do të paraqiteshin kandidaturat në Presidencë, kreu i shtetit nuk kishte kriteret, mbi bazën e të cilave të bënte seleksionimin e këtyre kandidaturave. Në Kushtetutën e re sqarohet se kriteret për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së do të përcaktohen në ligjin e ri, i cili ende nuk është miratuar në Kuvend.

Pas deklaratës së kreut të shtetit mbi ngërçin që sillnin ndryshimet e reja kushtetuese, Kuvendi fillimisht dhe më pas edhe Partia Socialiste i kërkuan Nishanit të mos hapte garën për përzgjedhjen e anëtarëve të KED-së, por të priste miratimin e ligjit. Në takimin e zhvilluar me krerët e grupeve parlamentare, kreu i Grupit të PD-së, Paloka, deklaroi se do të mbështesë çdo vendim të marrë nga kreu i shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here