Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek ish-Klubi “Partizani”, ku viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Jetnis Dollapi.
28-vjeçari ka qenë duke drejtuar motorin, me targë TR 430 E,, e për pasojë ka humbur drejtimin dhe është përplasur me muret anësore të rrugës. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital, ku më vonë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit.