Dy shtetas që janë rrezikuar të mbytet, janë shpëtuar nga policia kufitare e Vlorës. Ata ishin duke lundruar në det me një gomone.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, pranë vendit përballë lokalit të Zvërnecit, ku 2 shtetas të cilët po lundronin me një gomone të vogël, për shkak të rrymave të forta të erës dhe dallgëve të fuqishme të detit, janë larguar rreth 2 km larg bregut.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasit me iniciale E.H., 36 vjeç, lindur në Tiranë, dhe banues në Itali, si dhe S.B., 31 vjeç, lindur në Fier, banues në Itali.
Me marrjen e njoftimit, Shërbimet e Policisë Kufitare Triport Vlorë, menjëherë morën masa për t’u ardhur në ndihmë këtyre shtetasve dhe janë nxjerrë nga deti nëpërmjet mjetit lundrues “BP-05”, në gjendje të mirë shëndetësore.