Gjykata e Amsterdamit vendos të ekstradojë Arben Frrokun

0
160

­ Gjykata e Amsterdamit ka vendosur që të ekstardojë për në Shqipëri, Arben Frrokun i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Vendimi i Gjykatës së Amsterdamit pro ekstradimit nuk është i formës së prerë dhe Arben Frroku do ta apelojë vendimin pasi dhe më herët ai ka refuzuar ekstardimin e tij në Shqipëri. Kryekomisar Dritan lamaj u ekzekutua mbrëmjen e 24 shkurtit 2013 në zonën e Vasil Shantos në Tiranë, pak metra larg shtëpisë së tij. Dy persona që udhëtonin me një makiinë tip BMW, që rezultoi të ishte vjedhur në Durrës, e qëlluan për vdekje me armë kallashnikov. 24 orë pas vrasjes së kryekomisarit, policia greke arrestoi në një hotel në Selanik, Arben Frrokun dhe Jak Jakun, si të dyshuar për ngjarjen. Biznesmeni Arben Frroku dhe kryekomisar Dritan Lamaj janë konfliktuar disa herë publikisht dhe pikërisht përplasjet mes tyre dyshohet të jenë dhe motiv i krimit të rëndë. Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa ishte Gjykata e Apelit ajo që e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj si dhe armëmbajtje pa leje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here