Disa mënyra efektive për të pasur këmbë më të holla

0
157

Ke menduar shpeshherë për të gjetur një mënyrë që të bën të kesh këmbë më të holla, por nuk ia ke dalë? Më poshtë mund të gjesh disa truke.

Vrapo ose ec – Vrapi është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr kilet e tepërta, por edhe për të stërvitur këmbët. Nëse do një rezultat shumë të shpejtë, ec dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë.

Ngjit shkallët – Sa herë ke rastisur të prishet ashensori dhe je detyruar të marrësh shkallët, kur je futur në zyrë i ke ndier këmbët mjaft të lodhura apo jo? Por kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ulur dhjamin e këmbëve dhe për t’i pasur ato më të holla.

Biçikletë -Sa më shumë biçikletë, aq më shumë do të tonifikohen muskujt e këmbëve dhe do të kesh këmbë të holla.

Ushtrime për këmbët – Ky është një prej ushtrimeve më të mira, enkas për të tonifikuar muskujt e këmbës dhe për të reduktuar dhjamërat, transmeton Kosovapress.

Noto sa më shumë të mundesh – Të jesh gjithmonë në kontakt me ujin, i mban muskujt mjaft të tonifikuar dhe i vë në lëvizje çdo ditë. Por noti është edhe një mënyrë mjaft e mirë për të hequr dhjamin në këmbë. Pjesa më e mirë është se noti mban larg edhe stresin.

Nëse nuk ke kohë, përdor tavolinën e zyrës – Nëse ke një tavolinë në zyrë që të mban peng gjatë gjithë ditës, disa ushtrime për këmbët mund t’i bësh me lehtësi edhe këtu. Ato që ndihmojnë të mbash muskujt të tonifikuar, si p.sh. të ulesh në tavolinë dhe të ngresh këmbët një nga një pingul me trupin.

Bëj më shumë ushtrime me këmbët – Nëse e ke të vështirë të bësh gjithmonë ushtrime në palestër vetëm për këmbët, në një kurs sporti mund të ndjekësh vetëm disa lëvizje të thjeshta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here