Mund të duket e pabesueshme, por dy punëtorët që drejtonin vinçin ku u përplas helikopteri dy ditë më parë në Londër, kanë shpëtuar nga vdekja falë një ndërhyrjeje hyjnore. Atë orë të mëngjesit ata duhej të ishin në punë mbi vinçin gjigant që ndërtonte një qiellgërvishtës dhe vdekja do të ishte e sigurt nga përplasja. Por çuditërisht, Richard Moule dhe kolegu i tij atë mëngjes kishin fjetur më shumë, për herë të parë në shumë vite, duke mos shkuar në orar në punë. Ata u shprehën se nuk u kishte ndodhur asnjëherë që të mos zgjoheshin në orën e duhur dhe, sipas tyre, ka qenë një engjëll mbrojtës që u ka qëndruar pranë. Përplasja e helikopterit mori dy jetë njerëzish, përfshi atë të pilotit, ndërkohë që 12 njerëz u plagosën.