Në Itali miratohet paketa e ligjeve, ushqimet stok do të falen

0
127

Me 181 vota pro, parlamenti italian ka miratuar një paketë ligjesh që inkurajojnë familjet të marrin me vete ushqimin që u tepron pasi hanë jashtë, të heqë pengesat për fermerët dhe të detyrojë supermarketet që të dhurojnë për familjet në nevojë produktet stok.

Qëllimi është parandalimi i humbjes së rreth 5 milionë ton ushqime, që shkojnë dëm çdo vit.

Autoritetet italiane kanë ngritur shqetësimin se kjo humbje i kushton biznesit dhe familjeve më shumë se 12 miliardë euro në vit, rreth 1 përqind e GDP –së.

Duke qenë se Italia ka një borxh publik prej 135 përqind, një shifër që është pesëfishuar që prej 2003 –it dhe një përqindje papunësie prej 20 %, me miliona italianë që jetojnë në varfëri, niveli i ushqimit të çuar dëm, konsiderohet si i pajustifikueshëm.

Në fakt, Gjykata e Lartë në vendin fqinj, vetëm 3 muaj më parë vendosi që të vjedhurit një sasi të vogël ushqimi për shkak të urisë nuk përbën krim.

Ligjet e reja kanë si synim krijimin e lehtësirave sa i përket dhurimit të ushqimit, duke i lejuar bizneseve që të dhurojnë në formë të thjeshtë çdo muaj.

Për këtë, qeveria ka hequr sanksionet për ushqimet që u kishte kaluar data e shitjes, ndërsa pronarët e bizneseve, sa më shumë ushqime dhurojnë aq më pak taksa do të paguajnë për ushqimin e shkuar dëm.

Fermerët gjithashtu do të dhurojnë produktet e pashitura për bamirësi, pa paguar ekstra.

Sa i përket familjeve që hanë nëpër restorante, ato do të inkurajohen që ushqimin që lenë ta marrin me vete.

Sipas organizatës së OKB për ushqimin dhe agrikulturën, në Europë përllogaritet që rreth 40 përqind e ushqimit shkon dëm. Sipas tyre, kjo sasi do të ushqente rreth 200 milionë njerëz.

Masa të ngjashme janë marrë edhe në vende të tjera në të shkuarën, madje edhe me penalitete. Në Francë, supermarketet mund të gjobiten mbi 75 mijë euro nëse nuk firmosin një kontratë me qendrat e bamirësisë për të dhuruar ushqimin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here