Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në Rrugën e Durrësit, duke lënë të plagosur një burrë.
Një makinë ka kaluar me shpejtësi në rrugë duke e përplasur burrin, e më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Dëshmitarët kanë treguar për Anabel.al se bëhej fjalë për një makinë të tipit golf, e cila e ka marrë burrin përpara dhe më pas është larguar si të mos kishte ndodhur asgjë.
Burri ishte duke i dhënë biçikletës, kur makina ka shkuar me shpejtësi drejt tij. Ai mbeti i shtrirë në rrugë pa lëvizur, ndërsa kalimtarët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë, derisa ka mbërritur ambulanca.
Nga fotot mund të shihet se burri është plagosur rëndë, duke u gjakosur në shumë pjesë të trupit. Ngjarja ka ndodhur pranë Ambasadës Jugosllave.
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/17f610dca655754c27cee2a9f8e63c3e_1470319942-8458823.png)
![](http://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/4b08f2e0322332aebcd9c01d37bacb87_1470319934-6950451.png)