Sëmundja e gjedhit, Panariti në Has: Nesër do të shpërndahen 165.000 doza vaksina

0
49

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ishte në Has, një nga zonat më numrin më të madh të gjedhëve të prekura nga Dermatoza Nodulare. Teksa e cilësoi situatën serioze, Panariti kërkoi zbatimin me përpikmëri të masave dhe urdhrave të lëshuara nga kjo ministri, për të mos dëmtuar masivisht blegtorinë. Ministri tha se hapja e tregjeve të mishit të gjedhit dhe thertoreve në këtë situatë do të ishte vrastare.

Panariti bëri të ditur se vaksinimi në zonat e prekura do të vijojë dhe janë të disponueshme 165.000 doza. Sipas tij, në shkallë vendi janë 280 raste të prekura dhe të lokalizuar kryesisht në zona veriut dhe sipas tij, në sajë të këtyre masave është bërë izolimi për përhapjen në jug.

Në qarkun e Kukësit janë evidentuar mbi 35 vatra dhe janë prekur më shumë se 120 krerë, ndërsa një numër edhe kanë ngordhur. Ministri Panariti theksoi se për banorët e dëmtuar do ketë edhe kompensim të dëmeve, ndërsa kërkoi mbështetjen e qeverisë tonë, por dhe BE dhe donatorëve të tjerë për të përballura këtë situatë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here