Të paktën 22 persona janë zhdukur pasi një urë mbi një magjistrale që lidh qytetin Mumbai me resortin shtetëror Goa në perëndim të Indisë, u shemb.
Zyrtarët kanë thënë se dy autobusë që po bartnin udhëtarë u zhyten në lumin e vërshuar pas shembjes së urës të mërkurën ën mëngjes, raporton BBC.
Zyrtari i policisë Sanjay Patil ka thënë për AP se ekipet e shpëtimit nuk kanë vërejtur ndonjë automjet apo të mbijetuar.
Shirat e mëdha janë duke i penguar ekipet e shpëtimit.