Ajo është modelja mahnitëse e cila numëron më shumë se 255 mijë ndjekës në Instagram. Tani bukuroshja braziliane, Thalita Zampirolli, nga Rio de Janeiro, ndoshta mund të cilësohet si gruaja transeksuale më e famshme në vend.
Fansat argëtohen me fotot dhe videot seksi të publikuara nga modelja transeksuale pasi ajo zotëron forma me të vërtetë bombastike.
Vite më parë Thalita pohoi se disa nga kontratat e saj të modelimit u anuluan, pas daljes në dritë të lajmit që ajo ishte transeksuale.
“Ata anuluan punën time, duke thënë se unë nuk u tregova e sinqertë duke fshehur se isha transeksuale. Në ato momente duhet ta pranoj se rashë në depresion”, deklaroi Thalita.
Gjithsesi, kaluan vetëm tre vite dhe Thalita, e cila ka lindur në Itapemirim në veri të Rios, është një nga modelet më të famshme të Brazilit.
“Unë nuk ndihesha mirë me trupin tim mashkull dhe e kam ditur gjithmonë se brenda meje isha femër”, u shpreh modelja trans.
Thalita ndryshoi gjini dhe u kthye në femër në moshën 18 vjec duke bërë transplant të gjoksit. Ndërsa trupi dinjitoz dhe i tonifikuar nuk është gjë tjetër përvec ushtrimeve dhe dietës së rreptë thotë ajo.
“Unë jam një femër, unë kam një organ të seksit femër dhe identifikohem si femër. Prandaj, unë jam një femër.”, shprehet Thalita.
Modelja tani numëron rreth 29 mijë fansa në Facebook dhe është mjaft e famshme në llogarinë e Youtube dhe Instagram.