Aplikimet e prapambetura/ Manjani: Regjistrimi i pasurive afat deri në fund të gushtit

0
121

Ministri Manjani ka publikuar një status në Facebook lidhur me afatin e vënë ndaj ZVRPP për regjistrimin e aplikimeve të prapambetura. Ai ka shkruar se fund i këtij muaji është afati që është vendosur për të trajtuar të gjitha aplikimet e prapambetura. Veçanërisht ato aplikime që vijnë me vendime gjyqësore të formës së prerë, ka shkruaj manjani. Ministri i Drejtësisë ka theksuar se askush nuk ka të drejtë të mos zbatojë vendimet e gjykatave që kanë marrë formë të prerë.

Statusi i i ministrit Manjani në Facebook
Kujtesë për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP): Fundi i këtij muaji është afati që kemi vendosur për të trajtuar të gjitha aplikimet e prapambetura! Veçanërisht ato aplikime që vijnë me vendime gjyqësore të formës së prerë!

E përsëris: Askush nuk ka të drejtë të mos zbatojë vendimet e gjykatave që kanë marrë formë të prerë! Askush!

ZRPP është thjesht një zyrë inventari i pronave të qytetarëve dhe jo nje zyrë që ndan apo jep prona! Pronësia fitohet vetëm me mjete ligjore dhe ZRPP nuk është as zyrë e as mjet për të fituar apo hequr pronësinë e askujt! Vendimi i gjykatës, me përjashtim të vërtetimit të faktit gjyqsor, është ligj dhe si i tillë duhet zbatuar! Ju kam sqaruar nëpërmjet një letre zyrtare se si duhen trajtuar sipas ligjit të gjitha rastet!

Kam kërkuar dhe kërkoj shërbim sa më të shpejtë, pa zvarritur në këto zyra! Është e thjeshtë: regjistroni çdo transaktion sipas ligjit dhe po sipas ligjit mund të refuzoni, por jo të zvarrisni asnjë praktikë dhe asnjë person!

Në shtator kontrolli do jetë i rreptë dhe toleranca zero!
Këtë mesazh “kujtesë” e kam edhe në përgjigje të të gjithë atyre qytetarëve që janë ankuar dhe ankohen përditë tek sporteli i Ministrisë së Drejtësisë dhe në telefonin apo emailin tim! – See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/manjani-hipotekave-regjistrimi-i-pasurive-afat-deri-ne-fund-te-gushtit-368707.html#sthash.aTu3b8Kv.dpuf

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here