32-vjeçari me silenciator dhe kanabis ne makinë nuk i bindet policisë, arrestohet

0
160

Nga Shërbimet e Komisariatit Shkodër arrestohet në flagrancë një shtetas për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Në pranga ka rënë shtetasi Eris Suma, 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vendin e quajtur sheshi “Rus” në Shkodër, ka qenë në drejtim të mjetin tip Benz me targë AA 119 LK, dhe pasi i është dhënë shenjë ndalimi nga punonjësit e policisë është larguar duke mos u bindur urdhrit për të ndaluar. Shërbimet e Policisë bënë të mundur ndalimin e tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, si më poshtë një silenciator dhe një qese plastike me 0.6 gram e dyshuar si lëndë narkotike kanabis sativa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here