Të tjera sms kundra parukieres Merita, ja si e kërcënon 18 vjecaren (FOTO)

0
237

Mjaftoi vetëm një video sherri që të dilnin në shesh shumë të vërteta që qëndronin në errësirë prej kohësh. Bëhet fjalë për një nga parukeritë në Tiranë, për të cilën ka ditë që po flitet, sigurisht jo për mirë, që në momentin e parë që Jetaoshqef.al publikoi videon e sherrit, plasën komentet ku shumë vajza ishin të pakënaqur jo vetëm nga shërbimi, por edhe mënyra sesi trajtoheshin klientët.

Gjithashtu, në redaksinë tonë vinë mesazhe pafund duke e akuzuar këtë parukeri se merret me prostitucion, kryesisht janë minorenët ato që përdoren për kryerjen e shërbimeve të seksit.

Një vajzë që preferon të mbetet anonim, pasi ka frikë se i shkatërrohet jeta nënës së saj, tregon se kur ishtë 16-vjeçe, sa bashku me shoqen e saj që në atë kohe ishte 17-vjeçe, shkojnë tek kjo parukeri dhe aty filloi gjithçka. Pronarja e kësaj parukeri e quajtur Merita u ka kërkuar vajzave që t’ju bënte favore seksuale klientëve të saj në këmbim të shumave të parave që do ndaheshin mes tyre. Adoleshentja ka kërkuar punë si pastruese, por parukierja i ka ofruar që të kryejë marrëdhënie seksuale me burra mbi 40 vjeç duke i thënë dhe shumat që do fitonte.

Në mesazhe përmenden shifra si 1000 euro apo 500 euro, 18-vjeçarja, në atë kohë 16-vjeçe refuzon duke i thënë se nuk dëshiron ta bëj këtë punë, por insistimi vazhdon.

Për më tepër lexoni mesazhet e mëposhtme që tregojnë më qartë këtë rast, sesa e vërtetë është dhe a funksionon kjo parukeri si vend prostitucioni, i takon policisë të hetojë. Ndërkohë vajza thotë edhe arsyen se pse nuk e ka denoncuar, sipas saj, Merita është e lidhur me persona që ndodhen në poste të larta dhe ndaj nuk ka besim se do të mbrohet nëse shkon në polici.JOQ

merita1 merita2 merita3 Merita4 merita5 merita6 merita7 merita8 merita9

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here