Friday, April 19, 2024
Home Sport Shqipëria miqësore në fund të gushtit

Shqipëria miqësore në fund të gushtit

0
167

Konfirmimi ka ardhur nga Federata e Marokut në faqen e saj të internetit, ku saktësohej se dueli në fjalë do të luhej ndaj ekipit që mban vendin e 37-të në botë në renditjen e FIFA-s dhe do t’i shërbente përfaqësueses në të ardhmen.

Në muajin gusht nuk ka data të lira nga FIFA për miqësore, ndaj kombëtaret europiane në teori do të luanin direkt në eliminatoret e Botërorit 2018 që nisin në shtator.

stervitje kombetarja

Por meqë Shqipëria luan ndeshjen e saj ndaj Maqedonisë më datë 5 shtator dhe ka shumë kohë në dispozicion para sfidës, FSHF ka menduar që të gjejë një miqësore për t’i mundësuar De Biazit të shohë gjendjen e futbollistëve. Trajneri do të ketë lojtarët vetëm dy ditë në dispozicion para kësaj ndeshje ndaj Marokut, pasi grumbullimi parashikohet të fillojë më 29 gusht.

Gjithsesi, ai do të mund të testojë kuqezinjtë ndaj një rivali relativisht të fortë, pasi Maroku gjendet aktualisht në vendin e 54-t në renditjen FIFA dhe në radhët e tij ka futbollistë të njohur si Benatia, Belhanda, El Kaduri apo Tarabt.panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here