Miratimi i Reformës/ Kontribut i padiskutueshëm i të gjitha palëve

0
155

Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një vepër e politikës shqiptare, i kontributit të padiskutueshëm të ekspertëve shqiptarë dhe të huaj dhe mbështetjes së pakufishme të partnerëve ndërkombëtarë.

Për të kurorëzuar këtë proces prej 18 muajsh mes negociatash dhe debatesh, në Pallatin e Brigadave u organizuar sot një pritje nga kryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën Fatmir Xhafaj.

Në event ishin të pranishëm,  Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, Presidenti i Komisionit të Venecias,  Gianni  Buquicchio, anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë, përfaqësues të  trupit diplomatik, ekspertë vendas e të huaj të angazhuar në këtë proces, etj

Meta: Konsensus do të thotë stabilitet e progres

Kryetari Kuvendit, Ilir Meta tha se konsensusi do të thotë stabilitet dhe progres. Ai tha se përmes stabilitetit forcohet demokracia dhe intensifikohet rruga drejt Bashkimit Europian.

“Nëse do kishte dy fjalë që do thoja unë do ishin rroftë konsensusi rroftë, Venecia… Bëmë një Kushtetutë të shkëlqyer në vitin 1998, por që ne politikanët e shkatërruam më pas. Mesnatën e 21-22 korrikut kishte një ditë shprese, i paparashikuar edhe për më optimistin në botë mëngjesin e 22 korrikut…”, tha Meta

“Ishte dhe mbetem që konsensusi është domosdoshmëri për të çelur një epokë të re…”, nënvizoi Kreu i Kuvendit.

Në vijim të fjalës së tij, Meta tha se nuk do ta harrojë kurrë këshillën e Romano Prodit, i cili siç u shpreh Kreu i Kuvendit, na porositi se, “stabiliteti ishte çelësi për të ecur sa më shpejtë drejt procesit të integrimit”.

“Ne nuk e vlerësuam këtë këshillë institucionale dhe prindërore. Shumë nga vendet që vuajtën probleme etnike janë sot para nesh. Sot për fatin e mirë të këtyre vendeve, por për fatin tonë të keq, sot Shqipëria është pas vendeve të cilat dolën pas konflikteve etnike që kishin shumë vende të Ballkanit. Çfarë na la pas? Ne na la pas konfliti pazakonte politikë që kemi pasur herë pas herë. Kjo reformë duhet të vazhdojë me konsesus, ky duhet të jetë thelbi i jo vetëm Vettingut dhe shtatë ligjeve kryesore, por edhe të 40 ligjeve totale që përmban Reforma. Konsensusi është sukses dhe stabilitet në të gjitha drejtimet, si edhe në vijimi të negociatave. Konsensus do të thotë stabilizim të demokracisë dhe institucioneve të pavarura”, tha Meta.

“E kundërta do të ishte më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë”, vijoi Meta.

Rama: Këtë reformë nuk e ndal më asgjë dhe asnjë

Kryeministri Edi Rama e përshkroi të gjatë dhe të vështirë rrugën e miratimit të reformës në drejtësi por deklaroi se zbatimi do jetë i pandalshëm

“Këtu ka fituar Shqipëria. Rruga e kësaj reforme kaq radikale, nuk është më e lehtë tani që kaloi reforma kushtetuese, por do të jetë e vështirë në çdo hap qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre që është një histori krejt më vete dhe dhjetëra ligje të tjera”, deklaroi shefi i qeverisë.

Ai shtoi se çdo hap do të jetë një betejë. “Një reformë si kjo as që mund të imagjinohej ndryshe se sa hoqëm dhe çdo të heqim akoma. Hyja tek një pakicë e vogël që besoja se reforma në drejtësi do të bëhej. Pas 21 korrikut hyj te shumica dërrmuese e shqiptare që mendojnë se këtë reformë nuk e ndal më asgjë dhe asnjë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se me ndihmën e ndërkombëtarëve të gjitha këto sfida do të kalohen. Ai ripërsëriti se çdo propozim i opozitës që gjen dakordësinë e Uashingtonit dhe Brukselit është i mirëpritur nga maxhoranca.

“Me mbështetjen e SHBA dhe BE, me ndihmën e Venecia, me vullnetin e kësaj shumice dhe me gatishmërinë për t’i pranuar opozitës çdo kërkesë që gjen dakordësinë e Brukselit dhe Uashingtonit, ne do t’ja dalim që përmes kësaj reforme të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit’, u shpreh ai.

Buqicchio: Reforma në drejtësi është në duart e forcave politike

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buqicchio, i pranishëm në pritje, tha se tani reforma në drejtësi është në duart e forcave politike si dhe të qytetarëve shqiptarë.  “Miratimi i kohëve të fundit të amendamenteve kushtetuese është një hap i madh, pasi të gjithë u ulën për të miratuar reformën. Prania e Komisionit të Venecias ka dhënë një kontribut të veçantë. Kushtetuta e vitit 1998 u përgatit në bashkëpunim me Komisionin e Venecias. Në 21 korrik u mor një vendim i rëndësishëm. Përgjegjësi kryesore për funksionimin e reformës, do jetë e vështirë nëse nuk përfshihen ndërkombëtarët”, tha ai.

Sipas tij, teksti përfundimtar, që u miratua ishte rezultat i kompromiseve të vendosura në fund, por nuk ishin ato që u diskutuan në fillim.

Xhafaj: Të miratohen sa më shpejt edhe 7 ligjet mbështetëse të reformës

Kryetari i Komisionit të posaçëm për reformë, Fatmir Xhafaj falenderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë proces të rëndësishëm por apeloi që të miratohen sa më shpejt edhe 7 ligjet mbështetëse të reformës në drejtësi. “Më vjen keq që një pjesë e jona e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalën të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim  i asaj që është thënë kundër jush”, deklaroi Xhafaj.

Ambasadorët Lu e Vlahutin: Me reformën fitoi populli shqiptar

Ambasadori amerikan, Donald Lu tha se populli shqiptar është ai që fitoi nga reforma në drejtësi. “ Fitore e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e udhëheqësve e të partive politike, medias, komunitetit ndërkombëtar apo individualisht deputetëve? I takon një grupi njerëzish që nuk janë këtu. I takon miqeve tuaj, anëtarëve të familjeve tuaj. I takon popullit shqiptar. Shumë deputetë më kanë thënë se donin ta votonim këtë reformë sepse nëse nuk e bënin kishin frike se kur të ktheheshin në shtëpi të gjithë prisnin që të miratonin reformën”, tha diplomati amerikan.

Lu shtoi se “mijëra njerëz e kanë kërkuar reformën në drejtësi, qytetarët janë mbledhur me pankarta në duar para Parlamentit dhe kërkonin reformën në drejtësi. Ndërsa mercedezët kalonin përpara tyre. Ata ishin studentë, pensionistë dhe të papunën optimist që besonin ende në këtë vend. Kërkonin drejtësi”.

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin vuri në dukje se rruga deri këtu ka qënë e gjatë por ajo falenderoi të gjithë për kontributin e dhënë në këtë proces, veçanërisht Komisionin e Venecias.

Ky rast për mua është festimi tha Vlahutin, por edhe fillim i punës së madhe për zbatimin e mëtejshëm të reformës. Ambasadorja e BE-se tha se besoj fort te demokracia dhe nuk mund të ketë demokraci pa një sistem të fort drejtësie.ATA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here