Kurbin/ Vëllezërit binjak kanosin me armë një 53-vjeçar, arrestohet njëri ndërsa tjetri në kërkim

0
56

Një shtetas ka rënë në pranga e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e djeshme nga policia e Kurbinit. Kështu Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka arrestuar një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij binjak. Sipas burimeve policore në prangat e policisë ka rënë shtetasi Erjol Shtjefanaku, 31 vjeç, banues në Mirditë. Ky shtetas është i dënuar më parë për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi E.Shtjefanaku, 31 vjeç, po banues në Mirditë. Policia sqaron se këta dy shtetas kanë kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin S.N., 53 vjeç, banues në Laç, duke qëlluar në ajër. Kështu materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosje” në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here