Azilkërkuesit, Merkel nuk tërhiqet

0
152

Sulmet e fundit në Gjermani, që kanë patur si protagonistë azilkërkuesit, nuk do të ndryshojnë politikën e ndjekur deri më tani për të mirëpritur refugjatët.

Deklarata vjen nga Kancelarja Angela Merkel, e cila u shpreh se personat që ndërmorën këto sulme “donin të dëmtonin sensin tonë të komunitetit, dëshirën dhe vullnetin tonë të mirë të për ndihmuar ata që janë në nevojë. Ne e kundërshtojmë me vendosmëri këtë”.

Pavarësisht kësaj, Merkel propozoi masa të reja për të përmirësuar sigurinë në vend. Kjo përfshin shkëmbimin e informacionit, deshifrimin e bisedave në web dhe gjurmimin dhe parandalimin e shitjes të armëve në internet.

Dy sulmet e fundit në landin e Bavarisë u ndërmorën nga azilkërkues. Një sulm vetvrasës në Ansbach, të dielën e shkuar, shkaktoi 15 të plagosur dhe pas tij qëndronte një sirian, të cilit i ishte refuzuar azili, por kishte një leje të përkohëshme qëndrimi.

Sulmi me sëpatë dhe thikë në trenin e Wurzburg më 18 Korrik, la të plagosur 5 persona dhe u ndërmor nga një azilkërkues nga Afganistani.

Të dy agresorët kishin deklaruan aleancën e tyre me të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Sulmi me bilancin më tragjik ishte ai i 22 Korrikut në Mynih, ku humbën jetën 9 persona, mes tyre edhe 3 të rinj nga Kosova. Në këtë rast, autori nuk kishte lidhje me xhihadistët megjithatë ai ishte një gjerman me rrënjë iraniane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here