Sulmet me bombë tronditin Sirinë, 14 të vrarë afër kufirit turk

0
162

Dy sulme me bombë e kanë goditur qytetin verilindor të Sirisë, Qamishli, afër kufirit turk, duke vrarë të paktën 14 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani.

Sipas këtij grupi, të paktën njëra nga bombat ka shpërthyer afër zyrave të sigurisë të administratës kurde që kontrollojnë shumicën e provincës Hasaka, aty ky Qamishli ndodhet, përcjell Express.

Ndërkohë, televizioni shtetërore sirian ka thënë se njëri shpërthim erdhi nga një makinë-bombë ndërsa tjetri nga një motoçikletë, dhe se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 12.

Një shpërthim ishte aq i fuqishëm saqë ka dridhur dritaret e dyqaneve në qytetin ruk Nusaybin përgjatë kufirit. Dy persona u lënduan lehtë në Nusaybin, sipas një dëshmitari.

Shteti Islamik (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here