Shtegu i ri/ Ambasadorët kërkojnë ligjin e vettingut brenda korrikut, por Kushtetuta i pengon

0
138

Për sa kohë ndryshimet kushtetuese nuk kanë hyrë në fuqi, projektligjet nuk kanë baze ligjore mbështetëse

 

Gëzim Saliu

 

 

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së duket se janë investuar sërish midis palëve politike vendase duke kërkuar këtë herë miratimin e 7 ligjeve emergjente që bëjnë të zbatueshëm ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi që u miratuan me 140 vota në Parlament. Edhe pse këto të fundit hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, mësohet se ekspertët e OBDAT dhe Euralius po kërkojnë miratimin e Vettingut në brenda korrikut dhe të 6 ligjeve të tjera në gusht duke mos parë asnjë pengesë ligjore për faktin se ato mund te miratohen pa hyrë në fuqi kushtetuta e re në një kohë që bien ndesh me aktualen. 7 ligjet janë miratuar në Komisionin e Posaçem Parlamentar të reformës në drejtësi pa praninë e opozitës dhe anëtarët e shumicës në këtë komision theksuan se ato kanë pësuar ndryshime nga varianti fillestar. Por PD nënvizon se aktualisht ka në dorë variantin e parë të këtyre ligjeve dhe se ka mjaft vërejtje për to, ndërsa nuk është njohur me ndryshimet e miratuara në komision dhe se kjo do të kërkojë kohë për të dhënë opinionet e saj. Në këto kushte Parlamenti duket  se do të qëndrojë në gatishmëri për një votim të mundshëm. I pyetur nga “Zëri i Amerikës” nëse do të mblidhet seancë të enjten, kryeparlamentari Meta tha se,: “Në çdo moment që ne do ta vlerësojmë të rëndësishme, që do e vlerësojmë të nevojshme, unë, Basha, Rama dhe dy ambasadorët, në çdo sekondë, s’ka gjë më të rëndësishme për Shqipërinë dhe s’ka si të ketë për deputetët e këtij Parlamenti. Asnjë pamundësi praktike s’ka, do respektohen proceduat kushtetuese, anëtarët e komisionit të posaçëm i ftoj të nisin punën, t’i hapet rruga OMN, dhe më pas ligjet për Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale”.

 

Reagimet

Ky nxitim për miratimin e 7 ligjeve brenda verës  ka sjellë edhe reagime paraprake të palëve. Sipas demokratëve nuk mund të miratohen ligjet pa hyrë në fuqi amendamentet kushtetuese që duan 15 ditë kohë nga botimi në fletoren zyrtare. Në këtë kontekst burimet nga PD bën të ditur se nuk mund të miratohen disa ligje që bien ndesh me kushtetutën aktuale e cila është në fuqi deri ne momentin e hyrjes në fuqi të kushtetutës së re. Por për ekspertët e OBDAT dhe Euralius ky nuk është një problem , pasi sipas tyre, ligjet e emergjencës mund të miratohen dhe të presin ashtu të miratuara hyrjen në fuqi të amendamenteve kushtetuese që bëjnë të mundur Vettingun, ngritjen e Këshillit të Emerimeve në drejtësi por dhe të një komponenti tjetër të rëndësishëm të reformës që është ai antikorrupsion dhe që lidhet me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale. Por ky nxitim i ndërkombëtarëve të akredituar në vend bie ndesh haptazi me Kushtetutën e vendit. Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka patur edhe reagime nga krerët e grupeve parlamentare të tri forcave kryesore politike. “Kemi biseduar me zotin Ruçi dhe kemi rënë dakord që  25 korriku të jetë seanca e fundit e këtij sesioni. Në Grupin Parlamentar të PD-së nuk ka asnjë kërkesë nga askush për të mbledhur seancën plenare”, tha kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka. Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruçi, për TCH tha se,: “Parlamenti është gjithmonë i pambyllur. Ai është funksional në çdo kohë. Nëse ka emergjenca në korrik apo në gusht, Parlamenti mund të mblidhet në çdo kohë”. Ndërkohë kreu i grupit kuvendor të LSI-së Petrit Vasili  vuri në dukje edhe një pengesë kushtetuese pse ligji i Vettingut nuk mund të kalojë brenda korrikut. “Më 25 korrik ishte seanca e fundit për këtë sesion. Dakordësia ka qenë kjo: që 7 ligje, nuk kanë mundësi kushtetuese të kalojnë këtë sesion dhe sesioni i radhës nis më 4 shtator”, pohoi Vasili.

 

20160713_Botschafterin_Susanne_Schtz

 

Ambasadorja gjermane: E rëndësishme që reforma mos mbetet në letër por të miratohet

Miratimi i paketës ligjore me 7 ligjet,  cilësohet emergjencë për fillimin e implementimit të reformës në drejtësi,  ndaj Ambasadorja  Gjermane në Tiranë, Sussane Schutz, kërkoi nga politika  finalizimin  sa më shpejt të këtij procesi. “Mendoj se mesazhi është shumë i qartë. Së pari ne e vlerësojmë miratimin e reformës në drejtësi. Është një hap mjaft i rëndësishëm për rrugën që po ndjek Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Është shumë e rëndësishme që kjo reformë të mos mbetet vetëm në letër, por të implementohet. Gjithashtu unë shpresoj që shtatë ligjet e implementimit, të cilët duhet të ishin implementuar të enjten e shkuar, të dërgohen prapë në Parlament dhe të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur. Pa implementin, reforma në drejtësi nuk vlen. Ky është edhe mesazhi më i rëndësishëm që unë mund të jap sot”, tha Sussane Schutz.

 

820x418xrama-820x418.jpg.pagespeed.ic.0LqAL6LcXJ

Rama sërish bën fajtore PD-në: Po vonon zbatimin e reformës

Kryeministri Edi Rama foli dje lidhur me 7 ligjet që përbëjnë paketën shoqëruese ku drejtoi gishtin e fajit  nga Partia Demokratike për vonesën e miratimit të saj.  “Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese. Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut. Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik të së enjtes së shkuar; jo vetëm në sytë e Ëashingtonit, Berlinit e Brukselit, po edhe në sytë e komunitetit ndërkombëtar të investitorëve, vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re”, deklaroi Rama.

 

Bujar-Nishani

Nishani dekreton ndryshimet kushtetuese

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi dje ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Kuvendi javën e kaluar. Me dekretin e marrë nga Presidenca dhe kalimin e 7 ligjeve kryesore të paketës së reformimit të drejtësisë, u hapet rruga ngritjes së institucioneve të reja të akuzës dhe gjyqësorit. Ndryshimet kushtetuese u miratuan në orët e para të së premtes pas seancës maratonë në Kuvend dhe negociatave të gjata mes maxhorancës, opozitës dhe ndërkombëtarëve të përfshirë në proces.

 

Presioni i ambasadorëve, Xhafaj gati të mbledhë sot Komisionin e Posacëm

Edhe pse javën e kaluar forcat politike ranë dakord qe 7 ligjet e reformës ne drejtësi te miratohen ne shtator, parlamenti mund te mblidhet serish ketë jave për te kaluar ligjin e Vetingut. Anëtareve te Komisionit te posaçëm për reformën ne drejtësi iu ka mbërritur një e-mail nga kreu i Komisionit qe i lajmëron se ditën e sotme mund te këtë një mbledhje te Komisionit te posaçëm për të shqyrtuar ligjin e Vetingut,megjithëse duket se një problem i fortë në këtë pjesë do të jetë kalimi i ligjit pa hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese të miratuara në Parlament. 7 ligjet përfshijnë: Draft Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”(SPAK); Draft Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;Draft-Projektligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”; Draft-Projektligj për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në RSH; Draft-Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”; Draft-Projektligj “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;  Dr. Pr. ligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 8577, dt 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here