Sëmundja e gjedhit, evidentohen 4 vatra në fshatrat pranë kufirit me Maqedoninë

0
143

Pas evidentimit të 4 vatrave me dermatozë nodulare në fshatrat kufitarë me Maqedoninë në rrethin e Librazhdit, shumë shpejt pritet të nisë vaksinimi.

Sipas Kreut të Shërbimit Veterinar të qarkut të Elbasanit, Fatmir Ozuni, aktualisht po kryhet procedura për marrjen në dorëzim të dozave të vaksinës, të cilat më pas do shpendahen në fshatrat e Librazhdit ku janë evidentuar vatra të sëmundjes së gjedhit.

Ndërkohë janë marrë masa me mbylljen e tregjeve për të mos lejuar zgjerimit e hartës së sëmundjes.

Ndërkohë drejtoria e Bujqësisë në Elbasan  u ka bërë thirrje blegtorëve të njoftojnë menjëherë në rast të evidentimit të simptomave tek kafshët.

Shenjat e dermatozës nodulare të gjedhit janë rritja e temperaturës së kafshës si dhe në sipërfaqen e lëkurës krijohen nyje limfatike që përhapet në të gjithë trupin, dhe në fazë të avancuar plasin duke krijuare plagë në të gjithë trupin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here