Këto janë simptomat e mëlçisë së dëmtuar dhe sëmundjeve të saj

Një nga organet më vitale në trup është mëlçia. Ajo është organi më i madh në trup dhe është e pozicionuar në kuadratin e sipërm të djathtë të barkut dhe është pjesërisht e mbuluar me brinjët.

Mëlçia mund të dëmtohet si pasojë e mbi 100 llojeve të ndryshme të sëmundjeve të mëlçisë, të tilla si hepatiti, sëmundjet alkoolike të mëlçisë, cerroza, dhjamosja e mëlçisë dhe secila prej këtyre sëmundjeve shfaq simptoma thuajse të njëjta, por shkalla e trajtimit të tyre është e ndryshme.

Ja disa nga shenjat më të zakonshme që shfaq mëlçia e dëmtuar:

Verdhëza: ndosh si rezultat i rritjes së nivelit të bilurbinës në gjak. Zakonisht marrin ngjyrë të verdhë e bardha e syve, gishtërinjtë, gjuha dhe lëkura. Verdhëza mund të shkaktohet nga mosfunksionimi i tëmthit apo pankreasit.

Problemet me tretjen: nëse mëlçisë i reduktohen sekretimet bilare atëherë pacienti mund të preket nga dispepsia dhe diareja.

Dhimbje barku: mëlçia e dëmtuar zakonisht shkakton dhimbje barku, sidomos në pjesën e poshtme të tij.

Stomak i irrituar: kur mëlçia nuk është në gjendje të eleminojë toksinat, komplikacionet më të zakonshme të shëndetit përfshijnë të përziera, të vjella etj. Simptomat shpesh ngjajnë me kushte të tjera shëndetësore të tilla si helmim nga ushqimi, migrenë, marramendje, depresion, shtatëzani etj. Problemet e veshkave mund të japin këto simptoma gjithashtu.

Ndryshimet në ngjyrën e urinës: mëlçia e dëmtuar shkakton ndryshim të ngjyrës së urinës për shkak të rritjes së bilurbinës në gjak dhe urinë. Urina merr ngjyrë të verdhë të errët, portokalli apo kafe.

Mbajtja e lëngjeve: mëlçia e dëmtuar shkakton mosfunksionimin e sistemit limfatik dhe mbajtjen e lëngjeve në trup.

Ndryshimet në bark: mëlçia e dëmtuar mund të shkaktojë ngërçe apo dhimbje në pjesën e poshtme të barkut si dhe fryrje të tij. një nga shenjat më të hershme të dëmtimit të mëlçisë është grumbullimi i lëngjeve në zgavrën e barkut.

Ndryshimet në ngjyrën e jashtëqitjes: nëse ngjyra e jashtëqitjes merr ngjyrë të verdhë të zbehtë, gri apo kafe të zbehtë mund të tregojë për probleme me mëlçinë.

Humbje oreksi: kjo ndodh për shkak të mungesës bilare. Nëse ushqimi që konsumoni nuk është tretur siç duhet, ai mund të çojë në humbje të oreksit dhe rënie të konsiderueshme në peshë.

Lodhje dhe dobësi e përgjithshme: kur mëlçia dëmtohet, ngadalëson të gjitha proçeset metabolike të trupit, kjo çon në lodhje të vazhdueshme.

Kruarje e lëkurës: mosfunksionimi i mëlçisë siç duhet ndikon shumë edhe në shëndetin e lëkurës. Lëkura bëhet më e ndjeshme dhe ju kruhet.

Kujdes!!! Nëse vëreni disa nga simptomat e mësipërme konsultohuni menjëherë me një mjek hepatolog.shendeti.com

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko