Grushti i shtetit/ Këta janë 3 ushtarët që shkuan në hotel për të vrarë Erdoganin

0
192

Arrestohen tre ushtarë të tjerë të cilët gjatë tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO ndërmorrën sulm në hotelin në qytetin Marmaris të Muglas nga i cili presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ishte larguar pak para sulmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas tentativës për puç, me denoncimin se shtatë persona janë përpjekur t’i ndalojnë automjetet që po kalonin në autostradën Marmaris-Mugla pranë vendit të quajtur Gökçetepesi në Lagjen Çetibeli, forcat e sigurisë kaluan në mobilizim.

Ekipet e dërguara në zonë kapën tre persona të dyshuar si pjesë e ushtarëve organizatorë të sulmit ndaj hotelit ku kishte qëndruar presidenti Erdoğan, raporton panorama.

Të dyshuarit Komandant Taner Barber nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit në Beteja si dhe rreshterët Ilyas Yaşar dhe Gökhan Güçlü u dërguan në polici.

Ndërkohë kanë filluar operacione të gjera ajrore dhe tokësore për kapjen e katër të dyshuarve të tjerë për të cilët u theksua se janë arratisur në zonën pyjore.

Sakaq, në operacionet e filluara ndaj ushtarëve që u arratisën drejt zonës pyjore pas sulmit ndaj hotelit ku kishte qëndruar presidenti Erdoğan gjatë mbrëmjes së tentativës për puç, ishin kapur 19 persona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here