Mourinho jep një urdhër për lojën “Pokemon Go”

0
163

“Shkoj në punë në orën 08:00 dhe kthehem në shtëpi në orën 19:00. Pastaj ha darkën dhe … gjumë.” Kjo është jeta e përditshme e trajnerit Jose Mourinho në Manchester, aty ku tani ai stërvit “Djajtë e kuq” të Manchester Unitedit.

Portugezi mund ta quajë veten “The Special One”, por kjo nuk ia heq atij petkun e konservatorit dhe njeriut … të mërzitshëm. Ai i tillë është dhe kështu do të mbetet. Këtë, më shumë se të gjithë e kanë mësuar së fundmi lojtarët e tij në “Old Trafford”, porsa kanë marrë një urdhër.

Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, duke cituar një burim brenda klubit anglez, Mourinho është lodhur së tepërmi nga lojtarët e tij, pasi ka parë disa herë këta fundit të përqendruar në videolojën “Pokemon Go”, një trend i fundit kudo në botë.

Tekniku u ka thënë “djajve” të tij të heqin dorë nga kjo lojë në 48 orët para ndeshjeve. Burimi i gazetës britanike siguron: “Marrëdhënia e trajnerit me lojtarët është e mirë dhe madje ai dëshiron t’i shohë duke u argëtuar, por gjithashtu u ka theksuar se duhet të përqendrohen te taktikat dhe përmirësimi i lojës së ekipit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here