Në Gjermani u vranë 3 shqiptarë, Ministria e Jashtme thotë të kundërtën

1
186

Armela, Suada dhe Dijamanti, ishin tre shqiptarët nga Kosova që humbën jetën në sulmet në Gjermani. Një lajm i trishtë ky jo vetëm për familjarët e tyre, por për gjithë shqiptarët.

Lidhur me këtë sulm, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka dalë sot me një njoftim duke thënë se nuk ka asnjë viktimë shqiptare në Gjermani.

“MPB federale i konfirmoi oficerit tonë të ndërlidhjes se MPB nuk ka qytetarë shqiptarë në mesin e viktimave të ngjarjes së djeshme në Munich”.

Por mirë more Ditmir ata që humbën jetën çfarë janë? Në këtë njoftim pavarësisht se ata tre të rinj mund të kenë ministrinë e tyre, shtetin e tyre, por janë shqiptarë, si ua nxë goja që thoni nuk ka viktima shqiptare? Por çfarë janë? Edhe ata shqiptarë janë, shqiptarë të Kosovës, si unë, si ti dhe si gjithë të tjerët, nuk janë të huaj.

Të paktën të ishe konsultuar me shefin tënd, Edi Ramën, i cili pak më parë në një status theksoi se mes 9 viktimave, ka edhe shqiptarë, ndërsa ministria që ti Ditmir drejton e tha në mënyrë të prerë që “nuk ka qytetarë shqiptarë mes viktimave”.

E turpshme, si mund t’ju mohoni identitetin shqiptar këtyre të rinjve?  Të paktën nga ana morale,  ja  çfarë thotë neni 8, pika e parë:

 

cats

 

 

Ministria e Jashtme konfirmon se nuk ka shtetas të Shqipërisë mes viktimave të sulmit terrorist në Mynih të Gjermanisë.

“MPB federale i konfirmoi oficerit tonë të ndërlidhjes se MPB nuk ka qytetarë shqiptarë në mesin e viktimave të ngjarjes së djeshme në Munich”, thuhet në njoftim të MPJ.

Mes 9 viktimave të sulmit në Mynyh janë tre shtetas nga Kosova, dy vajza dhe një djalë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here