Ambasadori italian letër Bashës: Vlerësoj kontributin tuaj në amendamentet kushtetuese

0
117

Ambasadori i Italise, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ku vlerëson kontributin për reformën ne drejtësi.

Diplomati italian thotë se tashmë është me rëndësi implementimi i reformës në drejtësi.

Basha e ka publikuar në faqen e tij në Facebook letrën e ambasadorit Cutillo.

Letra

I dashur Zoti Kryetar,

Dëshiroj t’Ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për angazhimin dhe kontributin e Partisë Demokratike të kryesuar nga Ju në përcaktimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë.

Bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane. Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmëri në fazën jo më pak delikate të implementimit të reformës në drejtësi.

Kam besim se, edhe falë kontributit të Forcës politike që Ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë.

Teksa Ju përsëris ndjenjat e konsideratës sime më të lartë, Ju lutem pranoni, Zot Kryetar, përshëndetjet e mia të përzemërta.

Alberto Cutillo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here