“Pashë tmerr me sy”, rrëfehet shqiptari që i shpëtoi sulmit në Mynih

0
145

Një shqiptar nga Kosova ka qenë dëshmitar i ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në orët e pasdites në Mynih të Gjermanisë. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook rrëfimin e tij për sulmin me armë, nga i cili mbetën të vdekur së paku gjashtë persona, dhe u plagosën disa të tjerë. “Para disa orëve për fat të mirë shpëtova nga një sulm terrorist në një qendër tregtare në Minhen të Gjermanisë. Isha vetëm pak metra afër atyre qenieve të frikshme që bërtisnin dhe gjuanin me armë. Aty pash tmerrin. Të gjithë vraponim me sa fuqi kishim për t’u larguar nga objekti. Njerëz të çmendur nga frika, fëmijë e të moshuar duke qarë e duke kërkuar ndihmë, gjithçka e tmerrshme. Qindra automjete policie e shumë grupe të ndihmës mjekësore të cilët na pyesnin nëse kemi nevojë për ndihmë pak minuta pas ngjarjes. Një shtet i përgatitur siç është Gjermania e ka të pamundur t’i parandalojë këto sulme, frikësohem çka do të ndodhë nëse diçka e tillë ndodh në Kosovë?”, shkruan i riu Enis Zulfaj. Të paktën 6 persona kanë humbur jetën gjatë sulmeve me armë në Mynih të kryera nga 3 persona.

https://www.facebook.com/enis.zulfaj/posts/1028575263926548

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here