Ndryshojnë rregullat e kolaudimit, do kalojnë 2 herë në vit kontrollin

0
139

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit për mjetet e transportit publik, që tashmë do të kalojnë 2 herë në vit kontrollin fizik të automjetit. Është ky një urdhër i firmosur nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, që përfshin autobusët, furgonët dhe taksitë.  Në urdhër thuhet  se këto mjete duhet të plotësojnë kushtet që lidhen me sigurinë dhe komoditetin e udhëtarëve e njëkohësisht edhe me pastërtinë.

Sipas urdhrit të ri, autobusët, përvçe derës së parë, duhet që të ketë edhe një derë të dytë emergjence që të jetë funksionale. Po kështu, pamja e jashtme e autobusit nuk duhet të ketë deformime dhe mos të ketë mbishkrime, përveç emrit të subjektit transportues, shkruan ‘Gazeta Shqiptare’.

Afati kohor i kryerjes së kontrollit teknik periodik të detyrueshëm është 6 muaj pas kryerjes së kolaudimit që është i detyrueshëm për të gjitha automjetet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here