Studimet në nivelin “Master Shkencor”/ Studentët kundërshtojnë dhënien e provimit të nivelit të gjuhës së huaj B1 në subjektet private

0
155

Studentët më shumë i shqetëson fakti se nuk kanë ku të gjejnë punë. Edhe pse shumica e studentëve janë të punësuar nëpër coll-centera por edha këta të fundit ju kërkojnë eksperience dhe nëse nuk kanë i punësojnë por ata paguhen me 40% më pak

 

Sejrie Baleta

 

 

Pak ditë më parë u zhvillua një mbledhje nga Senatit Akademik i  Universitetit të Tiranës. Në mbledhjen e tij u fol për një sërë çështjesh të rëndësishme ku prekin drejtpërdrejt studentët dhe jo vetëm. Në total u miratua dhe numri i kuotave të pranimit për vitin akademik 2016-2017, dhe janë 5.378 kuota të ndara sipas 6 fakulteteve dhe filialit të Sarandës. Këtë vit UT-ja ka propozuar 428 kuota më shumë se kuotat që qeveria miratoi vitin e shkuar. Por një nga pikat që u miratua ishte dhe për  niveli gjuhësor që do t’u kërkohet mijëra studentëve që do aplikojnë për të vijuar studimet e ciklit të dytë “Master Shkencor”. Niveli gjuhësor që ka miratuar Senati i UT-së është niveli gjuhësor B1, i një prej pesë gjuhëve të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht. Por ajo që mund të themi është se shumica e studentëve e kontestojnë këtë fakt. Nisma Për Universitetin disa herë ka kundërshtuar faktin që studentët duhet që të mbrojnë gjuhën e huaj dhe më pas të marrin dhe diplomat e masterit. Por me ndryshimin e ri sërish ata kanë reaguar. Tashmë studentët duhet të mbrojnë nivelin gjuhësor të një gjuhe të huaj që janë të shënuara më lart dhe më pas të vazhdojnë dhe studimet për “Master Shkencorë”. “Mbarove bachelorin dhe do të fillosh ndonjë punë të mbledhësh ndonjë kacidhe për provimin e gjuhës së huaj e pastaj të hysh në master? Të provosh në call-center, duhet të paktën 6 muaj eksperiencë e kontribute të mëparshme, ndryshe të paguhet ora me 40% më pak se e veteranëve me kufje ne vesh. Futu e dil me gisht në gojë siç do bësh në vjeshtë nëpër universitete për të vazhduar studimet! Eksperiencë për t’u shfrytëzuar! Më mirë eksperiencë me djallin, se veç atë kam fituar!” shkruan Liri Kuçi, studente aktiviste në faqen “Për Universitetin”.  Studentët më shumë i shqetëson fakti se nuk kanë ku të gjejnë punë. Edhe pse shumica e studentëve janë të punësuar nëpër coll-centera por edha këta të fundit ju kërkojnë eksperience dhe nëse nuk kanë i punësojnë por ata paguhen me 40% më pak. Duke anashkaluar të gjitha dëmet që sjell puna në një coll- center tek shëndeti i studentëve të cilët janë të punësuar aty për orë të tëra me kufje në vesh.

 

MSA-ja

Për të aplikuar në një program studimi të ciklit të dytë “Master Shkencor” në Universitetin e Tiranës, kandidatët duhet të kenë patjetër të mbrojtur me një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht një prej pesë gjuhëve të huaja kryesore të Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht ose spanjisht, në nivelin gjuhësor B1. Udhëzimi i MAS-it i miratuar në dhjetor 2015, parashikon mbrojtjen e një prej pesë gjuhëve të huaja kryesore të BE-së, ndërkohë që jemi në muajin korrik dhe MAS-i ka lidhur marrëveshje vetëm për gjuhën angleze dhe frënge, ndërsa për tri gjuhët e tjera nuk ka asnjë subjekt që e ofron këtë shërbim. Në faqen e saj zyrtare, MAS-i njofton studentët e interesuar për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë si dhe programet e integruara të ciklit të dytë, se ka certifikuar subjektet e para për ofrimin e testeve ndërkombëtare dhe lëshimin e certifikatave për gjuhën angleze.

 

Kuotat për fakultetet

Senati Akademik i UT-së ka miratuar 5.378 kuota pranimi për ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2016-2017. Propozimet e universiteteve dërgohen më pas në Ministri të Arsimit dhe miratohen nga qeveria.

 

Shkencat sociale

Fakulteti i Shkencave Sociale ka në total 1.258 kuota pranimi për vitin e ri akademik.

Ekonomiku

Për Fakultetin e Ekonomisë, senati ka miratuar 1.178 kuota pranimi.

Drejtësia

Po ashtu, rritje të kuotave ka pasur edhe Fakulteti i Drejtësisë, pasi i janë miratuar 660 kuota, nga 600 që ishin vitin e shkuar. Ndërsa filiali i Sarandës këtë vit akademik do të pranojë 202 studentë të rinj.

Histori Filologjiku

Një rritje të kuotave ka pësuar edhe Fakulteti i Histori- Filologjisë, pasi nga 490 kuota vitin e shkuar, këtë vit senati ka propozuar 630 kuota në total.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here