Sakrifica e një gjyshi/ Përplaset me kamionin për t’u shpëtuar jetën nipëve në sulmin e Nicës

0
146

Ky burrë nga Italia u shndërrua në një hero duke i shpëtuar jetën nipërve të tij të dashur. Emri i tij është Gaetano Moscato dhe po kalonte pushimet pranë së bijës së bashku me nipërit në Nicë të Francës, kur papritur ndodhi sulmi terrorist.

Ishin duke ecur teksa festonin “Ditën e Bastilla-s” bashkë me familjen. Kur pa kamionin e bardhë që po vinte, u doli para nipërve 13 dhe 18 vjeç dhe i shtyu larg, ndërsa atë e përplasi kamioni.

“Kur u përpoqa të ngrihesha pashë që këmba ime ishte një burim gjaku. Një katastrofë edhe pse e kisha pjesën e këmbës, por nuk e ndjeja” tha ai.

Kamioni ishte i drejtuar nga Muhamed Lahouaiej Bohuel, personi që vrau 84 persona dhe la të plagosur qindra të tjerë.

Gaetano vazhdon në spital. Mjekëve u desh t’ia prisnin këmbën, por ai vazhdon duke u rikuperuar, ndërsa nipërit i janë shumë mirënjohës për veprimin që ai bëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here