Martesë e dështuar, divorcohet një tjetër cift i famshmëm

0
135

Ndonëse prej një viti qarkullon lajmi se Lady Gaga dhe bashkëshorti i saj janë ndarë, ky lajm duket se sapo është konfirmuar nga tabloidi amerikan TMZ. Sipas këtyre të fundit, Gaga është ndarë nga partneri Taylor Kinney, me të cilin ishte në një marrëdhënie që prej 5 vitesh. Dyshimet e para lindën javën e kaluar, kur këngëtarja u fotografua në Malibu pa unazën e saj të martesës.

Dhe si për rastësi, ajo ishte dhe dita kur Kinney festonte ditëlindjen e tij të 35-të. Për të përfocuar akoma dhe më shumë dyshimet, në profilet përkatëse të tyre në rrjetet sociale, ka shumë pak foto në çift. Hera e fundit që Taylor postoi një të tillë ishte 27 javë më parë, ndërsa këngëtarja publikoi një foto me të në Snapchat rreth 13 javë më parë. ndërkohë, edhe gjatë pushimeve që po kalon në Cabo, Meksikë, Gaga është shfaqur sërish pa unazën e martesës.

Taylor dhe këngëtarja e famshme u njohën 5 vitë më parë, dhe zgjodhën të martoheshin ditën e Shën Valentinit, në 2015-tën. Ata u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të videoklipit “You and I” të Lady Gaga-s dhe nisën të dilnin disa muaj më vonë.

Pas 3 viteve lidhje, Taylor i propozoi asaj me një unazë në formë zemre dhe këngëtarja i tha menjëherë “po”. “E kam dashur që në momentin e parë kur jemi takuar” ka thënë Kinney në një intervistë të para disa kohëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here