Tragjike, fëmija bie nga kati i katërt i pallatit

0
152

Një fëmijë i mitur ka rënë nga kati i 4-ërt i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Fëmija ka rënë në tokë dhe pas dërgimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë së qytetit bregdetar fëmija është i moshës 4 vjeç dhe ka inicialet: J. I. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht, pasi fëmija ka rënë nga ballkoni i banesës në të cilën jetonte. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here