Reforma në drejtësi – Basha pas takimit me Ramën dhe Metën: Zgjidhje bazuar në propozimin hibrid

0
96

Kreu i opozitës Lulzim Basha sapo ka dalë nga takimi për Reformën në Drejtësi në kryesinë e Kuvendit.

Duke folur për mediat, Basha deklaron se është rënë dakort mes palëve për mandatimin e negociatorëve të reformës. Për Partinë Demokratike, negociator do të jetë Oerd Bylykbashi.

Basha pohoi se negociataT do të bazohen vetëm mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet e Venecias.

“Të tre angazhuam nga një përfaqësues për tëërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hIbrid dhe rekomandimet finale të rekomandimeve të Venecias. Kjo është një mundësi për të përmbyllur më sukses draftin kushtetues dhe maratonën e reformës. Sic e kam thënë vazhdimisht, negociatori ynë, Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar bazuar mbi propozimin hibrid”.-tha Basha.

Basha: Si kryetari i PD dhe kryetari i opozitës e vlerësoj këtë takim si konstruktiv. Në fund të takimit tre forcat politike, tre kryetarët e forcave politike kanë angazhuar secili nga një përfaqësues të tyrin për të kërkuar zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimet fin ale të komisionit të Venecias.

Për ne kjo është një mundësi për të përmbyllur me sukses maratonën e reformës në drejtësi për të përmbyllur në vecanti draftin kushtetues. Natyrisht pas kësaj janë edhe 7 ligjet. Ndaj siç e kam thënë vazhdimisht negociatori ynë Oerd Bylykbashi ka plotfuqinë për të negociuar një zgjidhje bazuar mbi propozimin hibrid dhe rekomandimit e Komisionit të Venecias.

Ne kemi paraqitur një zgjidhje dhe kontributi ynë për ta sjellë propozimin hibrid tërësisht brenda parametrave të Venecias është dëshmia më e qartë e seriozitetit, përkushtimit dhe sinqeritetit të PD, që e ka parë dhe e sheh reformën si një interest ë qytetarëve shqitpare dhe jo si një kalkulim politik apo një betejë paraelektorale. Kështu e kemi nisur dhe kështu do të vazhdojmë këtë process. Uroj që negociatorët që sapo janë mandatuar do të bëjnë një punë të mirë dhe do ta cojnë në konkluzion pozitiv këtë proces për ti dhënë shqiptarëve dhe aleatëve lajmin e mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here