Grabitën arkëtaren e Ujësjellësit, arrestohet bashkëpunëtori me banim në Durrës

0
158

Ditën e sotme blutë e Tiranës kanë arrestuar Afrim Serjanin, me banim në Durrës, i cili dyhohet si bashkëpunëtor në vjedhjen e çantës së punonjëses së Ujësjellësit, ku brenda saj gjendeshin 6 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 15.07.2016 ku në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia” ku E.A 44 vjeç, banues në Durrës nën kërcenimin e thikës, i  ka marrë me dhunë nga dora çantën M. Ll, 54 vjeç, banuese në Babrru Tiranë.

Gjithashtu policia sqaron se nga  informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet proceduriale u bë e mundur gjetja e automjetit tip “Renault” me targë AA903GX dhe automjeti tip “Opel” me targë AA481LB, mjete që dyshohet të jenë përdorur nga autori dhe bashkëpuntori i tij.

Nga kqyrja e automjetit tip “Renalult”, u gjet një kuti plastike ku në brendësi kishte një shumë parash metalike me një vlerë të përgjithshme 5046 Lekë të reja.

Po punohet intesivisht për kapjen e  E.A, 44 vjeç, të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Tiranë,  për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”e kryer në bashkëpunim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here