Artisti sirian që mjetet e luftës i kthen në vepra arti (VIDEO)

0
152

Një artist nga Siria, mbledh dhe pastron gjësende të ndryshme të luftës, e më pas i vizaton dhe i lyen për t’i kthyer në vepra arti.

Akram Abo Alfonz, që jeton në qytetin e rrethuar të Dumas, kalon kohën duke punuar në këtë lloj projekti që e ka quajtur ‘Ngjyrosjet e Vdekjes”.

Para se të fillonte lufta, Alfonz ka punuar në qelq, por pasi gjithçka është rrënuar, ai ka zgjedhur këtë mënyrë të pazakontë të artit.

Këto punë ai thotë se i bën në mënyrë që fëmijët e tij të mos frikësohen aq shumë nga bombat.

Me vizatimet që kanë linja të prera dhe ngjyra të shumta, Alfonz dëshiron të tregojë se sirianët janë njerëz të paqes dhe dashurisë.

https://www.facebook.com/newsyvideos/videos/10153818920393775/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here