Përgjaken rrugët e vendit, 6 aksidente me 1 të vdekur dhe 7 të plagosur vetëm sot

0
148

Gjashtë aksidente, me bilanc një të vdekur dhe shtatë të plagosur kanë ndodhur gjatë ditës në Tiranë dhe në autostradën që të lidh me qytetin e Durrësit.

Një 63 – vjeçar me incialet P.T ka gjetur vdekjen, pasi ka humbur kontrollin e motorçikletës me të cilën po udhëtonte, në aksin rrugor Mbrostar – Ferko në qytetin e Fierit.

Rreth 02:45, në Tiranë në hyrje të rrugës “Mine Peza”, 3 persona mbetën të plagosur dhe 6 makina u dëmtuan, pasi drejtuesi i mjetit, me targa AA101MG, ishte në gjendje të dehur dhe me shpejtësi humbi kontrollin dhe përfundoi në trotuar.

Rreth orës 10 e 30 minuta, në zonën e “Brrylit”, një mjet tip Smart, i drejtuar nga një 25 – vjeçare që po fliste në telefon ka goditur 67 – vjeçarin Fahri Spahiu, i cili ndodhet i shtruar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Në Maminas ndodhën dy aksidente të ndryshme rrugore në pak minuta, ndërsa vetëm në njërin prej tyre mbetën të plagosur dy persona.

Ndërsa në një tjetër aksident të ndodhur në Unazë, pranë ish – Uzinës Dinamo një 75 – vjeçare, ka mbetur e plagosur pasi u aksidentua nga një makinë teksa tentotne të kalonte rrugën.klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here