PD: Jo vendit protektorat/ LSI: Konsensus sipas Venecias, reforma jo si alibi elektorale. PS: Ekspertët s’do emërojnë

0
131

 

Berisha: Shqipëria s’kthehet në vend protektorat. Mbikëqyrje nga ndërkombëtarët, jo dhënie sovraniteti

“Komisioni Venezias thotë se ndërkombëtarët nuk mund të kenë fuqi ekzekutive sepse nuk japin llogari para shtetit shqiptar, por para shtetit të tyre”

 

Gëzim Saliu

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në seancën parlamentare se opozita është tërësisht në favor të mbikëqyrjes ndërkombëtare të procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por se nuk mund të pranojë sipas tij që ata të kenë rol vendimmarrës. Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se emërimi i gjykatësve dhe prokurorëve nga të huajt ndodh në vendet protektorate që kanë qenë në luftë, ndërsa tranzicionin e tyre e kanë kaluar nën administrimin e OKB-së. “Mbikëqyrja e vettingut nga ndërkombëtarët është i një rëndësie jetike, por jo dhënie sovraniteti. Mendoni për një moment nëse shqiptarët thonë se do t’i bëjnë letër Merkel për të qenë Landi i 18 i Gjermanisë. Do thonë jo, rrini aty ku jeni. Apo shteti i 52-të i SHBA. Amerikanët do thonë jo, rrini aty. E ç’po thoni ju që të vijnë e të emërojnë gjykatësit? A nuk është kryetari juaj që e thotë 50 herë në ditë se vettingun ua besoj amerikanëve? Se vettingun ua besoj ndërkombëtarëve, europianëve. Unë e shpika këtë? Jo! Ne nuk jemi kundër pranisë, përkundrazi jemi për prani dhe shumë serioze. Urdhëroni të vëzhgoni zbatimin e çdo kriteri në çdo rast, duke pasur çdo dokument në dorë në përputhje me ligjin e dekriminalizimit. Ti si monitorues ke “arrën dhe çekiçin” në dorë, ti ke në dorë t’i thuash Komisionit Europian se ky vend është vendi më jo serioz, t’i thuash DASH se ky vend s’ka ligje. Këto të gjitha dhe pastaj përballesh me pasojat. KE s’të hap kapitullin e negociatave. Kjo është ajo që kërkojmë ne dhe kjo është garancia më e madhe sesa ideja që një grup ekspertësh të huaj të emërojnë gjykatësit e prokurorët shqiptarë ose të përcaktojnë se cilët mund të emërohen gjykatës e prokurorë.  Emërimin s’e pranojmë ne. Kjo ndodh në vendet protektorate”.

 

Qëndrimi

Për të shprehur më qartë qëndrimin e opiozitës, ish-kreu i qeverisë dha shembullin e dy vendeve të anëtarësuara të fundit në BE si Rumania dhe pastaj Kroacia, duke theksuar se në to nuk është zbatuar asnjëherë një praktikë ku vetingun e kryejnë të huajt.  “Unë jam sovranist dhe nuk jam i penduar kurrë për sovranizmin tim,por i kam shërbyer vendit dhe kombit tim. Po çfarë ndodh?. Në zhvillimet e fundit më thonë se këtë ndryshim kushtetues e ka Rumania dhe Kroacia. Po ja u them këtu me ndershmërinë më të madhe.  Nëse këtë do e kishte Rumania ose Kroacia, se çdo bënte PD nuk e di por Sali Berisha do e miratonte. Sepse do ta pranoja si një dorëzim sovraniteti të kushtëzuar nga procesi europian. Më rezulton se asnjë fjalë në kushtetutën rumune dhe kroate për këtë nuk ka. Doni t’ja u lexoj çfarë shkruhet në marrëveshjen që ka Kroacia me BE? Neni përkatës thotë: “Vendet pjesëmarrëse do të mbështesin dhe sigurojnë se të gjitha aktivitetet dhe objektivat që kanë të bëjnë me implementimin e programit janë konsistente me legjislacionin e BE”, theksoi ai. Më tej Berisha deklaroi se nuk opozita nuk është kurrë kundër rolit të vëzhgueseve në proces. “Jemi plotësisht për një rol të rëndësishëm të ndërkombëtarëve në procesin e Vetingut. Ja u them unë që mbikëqyrja e procesit të ‘Vetingut’ nga ndërkombëtarët është e një rëndësie jetike për procesin por jo dhënie sovraniteti. Ne themi që nuk jemi dakort me këtë variant, por jemi dakord me variantin që thashë, që të vëzhgoni, të shprehni mendimin, ti çoni raport në katër anët e botës për shkeljet që po bëhen në procedurë. Por emërimin nuk e pranojmë, s’mund të ndodhë. Emërimin ja u kanë bërë protektorateve”, u shpreh Berisha. Për të konkretizuar në fund qëndrimin e opozitës, Berish lexoi edh pjesë nga rekomandimi final i Komisionit të Venecias i cili i jep ndërkombëtarëve vetëm rol monitorues dhe jo vendimmarrës. “Komisioni Venezias thotë se ndërkombëtarët nuk mund të kenë fuqi ekzekutive sepse nuk japin llogari para shtetit shqiptar por para shtetit të tyre. Dhe ju na kërkoni që ne të votojmë këtu në Parlament raporte të të huajve, të miqve tanë? Po kjo s’mund të ndodhë, sepse ata nuk kanë shtetësi shqiptare, sepse ata nuk i merr kushtetuta shqiptare. Ju thoni hajt të ndryshojmë Kushtetutën por këtë e kanë bërë protektoratet e OKB-së por jo asnjë vend sovran. Hajde ta heqim nga kushtetuta që Shqipëria është vend sovran”, deklaroi ai.

 

 

Ekspertët e nivelit të lartë, Berisha: të kapur, alkolistë e kriminelë. U paguan me paratë e Sorosit

 

Në seancën e djeshme parlamentare në fjalën e tij ish-kryeministri Berisha foli gjatë edhe lidhur me eskpertët e nivelit të lartë që punuan pranë komisionit të posaccëm parlamentar të reformës në drejtësi. Duke shprehur një sërë akuzash për secilin prej tyre, ish-kryeministri tha se ato u paguan me paratë e Sorosit. “Arben Rakipi, po cili ishte ky? Rakipi ishte njëriu që akuzoi Sali Berishën 8 muaj para se Haga të akuzonte Sllobodan Millosheviçin për krime kundër njerëzimit duke turpëruar, poshtëruar institutin e akuzës sepse paraqiti si provë një shishe Pepsi Cola. Ky ishte high level ekspert. Po tjetër? Tjetër ishte Kristaq Traja, një intelektual fatkeqësisht i shpërfytyruar totalisht nga bixhozi dhe rakia ose pije tjetër. Eksperti tjetër i nivelit më të lartë, që paguhej me një çmim stratosferik të paimagjinueshëm, po fundja ishin pare të Sorosit ato, ishte Dvorani që në mënyrë monstruoze për të marrë dy rroga nuk lëshonte detyrën edhe pse i kishte skaduar afati kushtetues, për të treguar se nuk njihte as ligj e as kushtetutë. Hajduti kushtetues, të shkojë të kthejë një më një rrogat që ka marrë”, u shpreh Berisha.

 

 

xhafa-c1200x600

Del më një formulë të pazbuluar publikisht

Xhafaj: Vettingu nga ndërkombëtarët vetëm për 21 anëtarët e komisionit

 

Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, Fatmir Xhafaj zbuloi dje një pjesë të drafity actual të drejtësisë të mbështetur nga PS, sipas të cilit ndërkombëtarët nuk do kenë rol vendimmarës në procesin e vetingut. Sipas Xhafës, ekspertët ndërkombëtarë (ONM) do jenë pjesë e prioccesit vetëm për të radiografuar 21 anëtarët e komisionit që do bëjë më pas vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ekspertët nuk do emërojnë gjykatës e prokurorë por do kenë rol procedural. Rol procedural, nuk kanë rol vendimmarrës. Nuk vendosin ndërkombëtarët, vendos Kuvendi në fund fare. Kanë rol procedural që shprehem siç e ka në të gjithë procesin e vlerësimit që e mbështet Komisioni i Venecias. Përfshirja e ekspertëve në përzgjedhjen e kandidatëve. Vetëm për 21 anëtarët e komisionit do ketë veting nga ndërkombëtarët dhe më pas ata do bëjnë radiografinë e gjyqatarëve e prokurorëve”, theksoi Xhafaj. Sipas kreut socialist të komisionit të posaccëm parlamentar, PD ishte e para që kërkoi rolin kyç të ekspertëve të huaj në procesin e reformës në drejtësi. “Edhe veten tuaj nuk respektoni? Ju vetë e keni kërkuar që vetingun ta bëjnë ndërkombëtarët. Vetingun përpara fillimit të detyrës për organet e vlerësimit ta bëjnë vëzhguesit ndërkombëtar. E thoni ju? Çfarë ka ndryshuar?”.  Ndërkohë duke ju përgjigjur akuzave të ish-kryeminsitrit Berisha si edhe duke prekur indirekt edhe deklaratat e aleatit të LSI-që foli për republikë parlamentare dhe jo ekspertësh, Xhafaj tha se republikat Parlamentare të forta janë ato që këshillohen nga ekspertët. “E dëgjova që foli për grupin e ekspertëve, kam dëgjuar edhe të tjerë që thonë që kjo është republikë parlamentare s’është republikë ekspertësh. Është e vërtetë që është republikë parlamentare por mjerë ai parlament që e ndërton Kushtetutën, ligjin, mbi banalitetet, batutat, mbi paligjshmërinë e politikanëve. Republika parlamentare të forta janë ato që këshillohen nga ekspertët, vlerësojnë para së gjithash ekspertët, dhe burrat e shtetit ndahen nga çfarë janë të aftë të kenë në krahë dhe nga cilët këshillohen”, deklaroio Xhafaj.

 

Majko vë “dorën në zjarr”: Iki si deputet nëse drafti prek sovranitetin e vendit

 

Deputeti socialist dhe njëherazi anëtari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Pandeli Majko u shpreh dje në Parlament se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga pozicioni i tij nëse prezenca e ekspertëve të huaj në vetting, cenon sovranitetin e Shqipërisë.
“Nuk preket sovraniteti i Shqipërisë. Nëse cenohet sovraniteti, unë s’rri asnjë ditë më tepër në këtë parlament. Ajo që po bëjmë aktualisht, është që ne me ndihmën e miqve amerikanë e europianë, të bëjmë një reformë e cila do të largojë të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u nxijnë faqen gjyqtarëve dhe prokurorëve që punojnë në Shqipëri. Nëse është e vërtetë që ndërkombëtarët do na vikan dhe do ta vendosi gjykatësit e prokurorët, ky është kulmi dhe unë nuk rri asnjë ditë në parlament”, u shpreh Majko.

 

 

berisha ne seance

Debati me dhe pa mikrofon

Berisha, Haritos: Fol kushërirë fol, Topalli: fundi i Botës, Pandi konstitucionalist. Balla: Ristani tapë përditë

 

Berisha: Venecia jua nxori këtyre lakrat, ju rrëzoi 38 nene. Ta dini se opozita nuk tërhiqet kurrë. Brace nga vendi: ca thua mo, me varte e ke… Berisha: opozita ju thotë 88-ën ju thoni ndërkombëtarët. Bracce ironizon: lëri ata janë armiqtë ata

Berisha: doni t’iu lexoj se çfarë shkruhet në marrëveshjen që ka Kroacia me BE. Balla nga vendi: lexoje po na e lexo serbisht…

Berisha: …emërimin nuk e pranojmë, s’mund të ndodhë. Emërimin ja u kanë bërë protektorateve. S’mund të krahasohet vendi ynë me Sierra Leonen. ( I drejtohet Majkos) Pse opozita thotë se të huajt nuk mund të emërojnë gjykatësit dhe prokurorët? Sepse e thotë Venezia në mënyrën më të kristaltë.

Majko nga vendi replikon dhe i drejtohet Bylykbashit: po ç’janë këto, çohu aty dhe dil e fol të vërtetën. Bylykbashi nga vendi:  e ke të thënë qartë aty. Berisha i drejtohet ministres Harito: po fol me kushërirë hë fol (qesh)…

 

Berisha: negocioni propozimin e fundit te opozitës. Është i negociushëm. Cili prej propozimeve te PD cenon drejtësinë e pavarur, me thoni cilin…..Nuk dua te zgjatem. Ruçi nga vendi: ke 40 minuta që flet, Presidenti te kishte ardhur kaq do fliste.

 

Mbaron fjalën Berisha dhe largohet nga salla, Brace duartroket fort nga vendi dhe ironizon: Ik enver ik se e more ne qafe atë partine.  Berisha duke u larguar takon Dulën, Brace: ja edhe içik det atje…

 

Xhafaj flet ne foltore: Ju keni problem me vetingun dhe se dyti problemin e keni me BKH-ne. Venecia s’ka pas asnjë problem me strukturën. Topalli: po ti ne fillim e kishe në ministri mor…..

 

Xhafaj: Ndërkombëtaret kanë rol procedural dhe jo vendimmarrës. Ne faqen 14 te opinionit final: përfshirja e eksperteve ne përzgjedhjen e kandidateve. Kroacisë dhe Rumanisë nuk i është dashur te bëjnë vetting prandaj nuk e kanë, Topalli: ouuu e ndryshove eee… Ti eksperiment do bash me venin tonë… Brace ironizon nga vendi : hë me eksperiment do besh, fol thuaj…

 

Xhafaj: vetem per 21 anëtarët e komisionit do këtë veting nga ndërkombëtaret dhe me pas ata do bejne radiografine e gjyqtarëve e prokuroreve.

 

Majko: nëse në këtë draft ka një shkronje qe prek sovranitetin unë nuk rri asnjë minute si deputet. Nuk është e vërtetë sic tha ish-kryeministri qe ndërkombëtaret do bëjnë emërime. Topalli nga vendi: mos e shtrembëro fjalën, nuk e tha ashtu.

 

Topalli nga vendi me mikrofon: Një ish deputet më çoi një sms dhe më thotë: ka ardhur fundi i Botës, Pandi po flet si konstitucionalist. Pandi strasburgu s’ka fare te beje me atë çfarë po diskutohet. Ne kemi thene qe nuk duan te behet eksperimente ne vendin tone. Te kemi nje marreveshje bashkepunimi. Ju nuk keni votuar kundër asnjë emri në drejtësi, tani thoni që sistemi është kalbur. Unë kam qenë kryetare e Kuvendit dhe kam votuar kundër.  Brace pa mikrofon nga vendi: kundër kryeprokurorit.

Topalli: po pra po ku ishit ju, ku ishit ju kur votoheshin këtu ne parlament, s’keni votuar asnjëherë kundër. Brace nga vendi: edhe unë kundër kam votuar bashke me ty. Po ti….

Topalli: Fatmir Xhafaj ka qenë hetues në kohën e diktaturës. Nuk më duket e besueshme që një hetues i kohës së komunizmit të marrë drejtimin e reformës në drejtësi. Brace nga vendi: pse këta juristet tuaj janë me te mire, këta janë koqe kanari komplet. Xhafaj nga vendi: asnjë dite nuk kam qenë prokuror ne atë kohe.

Balla: The që Arben Rakipi burgosi njerëz në Elbasan, ai nuk ka punuar asnjë ditë në Elbasan. Po mirë, po Kristaq Trajën që me votën time, të Xhozefinës dhe tëndën e cuam në gjykatën e huaj, si ishte ai? Thë që pi raki, po Ristani ca vlere morale ka ky, tapë përditë, numri dy i PD, s’guxon njeriu të vijë këtu pasi ka fol ai se vjen era alkool

 

 

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites shtyrja e reformes territoriale deri ne 31 korrik.

Blushi: Reforma në Drejtësi po shkon drejt dështimit

 

Deputeti socialist Ben Blushi u shpreh dje se Reforma në Drejtësi po shkon drejt dështimit dhe për klasën politike sot ka vetëm neveri dhe përçmim. Në një fjalim të mbajtur në Parlament ai shprehet se kjo klasë politike nuk merr dot vendime në interes të vendit. “Jemi më larg se ç’ishim para një viti, para një muaji, para një dite, para një ore me reformën në drejtësi. Unë nuk dua të bëj profetin, por reforma në drejtësi është drejt dështimit. Ka neveri nga shqiptarët për këtë klasë politike që nuk merr dot vendime”, tha Blushi. Sipas tij “Nëse reforma në drejtësi nuk kalon, ndoshta ska për të ndodhur asgjë. Jemi prapë ne që jemi. Po çështja është kush është kosto dhe kush e paguan koston e mungesës së drejtësisë në Shqipëri. Kavaja qeveriset nga një njeri që nuk është kryetar bashkia, por qeveris nga shtëpia, një njeri që punon nga shtëpia pasi ka marrë arrest shtëpiak, do lirohet të jeni të bindur se reforma edhe nëse do bëhet do funksionojë me disa standarde. Po kthehet edhe Shukriu në punë, ka precedent nëse u lirua i pari do lirohet edhe i dyti. Kush e qeveris Dibrën dhe Kavajën për tre muaj”. Më tej ai vazhdoi shembullin duke pohuar,:  “Një deputet këtu ka qenë, përdori armën për punë personale, do kthehet të votojë për reformën ai, është e vërtetë apo jo? Po edhe Ballist Morina kishte pistoletë pa leje është në burg akoma, as europianin nuk pati mundësi ta shihte edhe pse na çoi ai atje për fat të mirë.  Një arsye do e them këtu, paaftësia e Lulit dhe Edit për tu marrë vesh, kemi 25 vjet që mezi merremi vesh, por shkonim me shpresë se të rinjtë ta kenë më të lehtë konsensusin, ndaj një grua vdes për shkak të reformën, ndaj banditi i Kavajës kthehet në punë”.

 

 

Propozimi

Rama: PD ta shkruajë si do reformën, vetëm të marrë miratimin e SHBA e BE dhe ne e votojmë

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje nga rrjeti social FB se kishte një propozim të ri për ngërçin e reformës në drejtësi. Ai tha se do pranonte çdo formulë që do propozonte PD, mjafton që ajo të merrte miratimin e SHBA dhe BE. “Një propozim i ri për PD: Shkruajeni vete si te doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje!”, shkruante Rama. Ndërkohë më parë në  një konferencë me ambasadorët, kreu i qeverisë tha se reforma në drejtësi është një reformë, me një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin e Shqipërisë në rajon dhe padyshim edhe për raportin e Shqipërisë me BE. “Ne jemi shumë të vendosur që deri në momentin e fundit të bëjmë çdo përpjekje, në përputhje të plotë me qëllimin dhe me qëndrimin e partnerëve tanë strategjikë. Kjo është një reformë më një përmasë të trefishtë”.

 

Miqësia Tahiri-Blushi vazhdon,  ministri i Ramës drekon me “rebelin” e partisë

Pas fjalimit të ashpër dhe replikave që pati në Parlament me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, deputeti socialist Ben Blushi u largua dje pa përfunduar seanca. Pak kohë më pas ai u fotografua me ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin duke drekuar në një restorant. Nuk dihet se çfarë kanë biseduar të dy, por vlen të theksohet se Blushi është parë gjithmonë afër Tahirit, edhe në ditët kur rebeli socialist sulmonte ashpër Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë.

 

 

vasili

Qëndrimi i LSI- së

 

Vasili:Reformë me konsensus e sipas Venecias. Shqipëria, Republikë Parlamenare, jo ekspertësh

“Kjo reformë nuk mundet të konsiderohet dhe nuk mund të trajtohet si një alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme pasi është një domosdoshmëri për vendin për 30 vitet që vijnë”.

 

Ambrozia Meta

 

 

Në kohën kur reforma në drejtësi ngelet pezull vetëm në një pike dhe palët duket se janë ende larg një marrëveshjeve, Lëvizja Socialiste për Integrim i qëndron mendimit se reforma duhet të bëhet vetëm mes konsensus. Në një deklaratë për mediat, nënkryetai i kësaj partie, Petrit Vasili u shpreh se LSI ka vetëm planin A, që synon një reformë solide dhe bazuar mbi komsionin e Venecias. “Ne kemi pasur dhe kemi një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar që në fillim e deri më sot, duke pasur në qendër të gjithë qëndrimit tonë vetëm një plan, që do ta quaja planin A, që do të thotë reformë me konsensus dhe sipas Venecias.Dhe ky është një qëndrim i pandryshuar. Gjithashtu, ne jemi shumë të prerë dhe të qartë edhe lidhur me miratimin e kësaj reforme duke mbajtur pikërisht këtë qëndrim dhe duke i shërbyer këtij konsensusi dhe këtij qëndrimi parimor që mbështet Opinionin e Venecias pasi kjo është një reformë solide e bërë në këtë mënyrë dhe është një domosdoshmëri për shqiptarët, për 30 vitet që vijnë,” – theksoi ai. Kreu i grupit parlamentar të LSI – së tha se një reformë e tillë nuk mund të realizohet me shantazhe dhe të trajtohet si alibi elektrorale.” Sigurisht që një reformë e tillë parimore, konsensuale, dhe sipas Venecias, mund të realizohet vetëm në këtë mënyrë dhe përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative për të akaparuar deputetë, pasi kjo reformë nuk mundet të konsiderohet dhe nuk mund të trajtohet si një alibi elektorale për zgjedhjet e ardhshme, pasi kjo thashë dhe një herë tjetër, është një domosdoshmëri për vendin për 30 vitet që vijnë. Dhe ky është qëndrimi që nga dita e parë dhe deri ditën e sotme për këtë reformë,’’ – u shpreh Vasili.

 

Qëndrimi

 

I pyetur nga mediat për qëndrimin e LSI-së për procesin eVetingut dhe përfshirjen e ndërkombëtarëve në të, Vasili deklaroi se Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe jo ekspertësh. “Çdo zgjidhje respekton dhe përmbush plotësisht këtë Opinion të konsoliduar të Venecias, sigurisht që ka dhe mbështetjen tonë. Dhe njëkohësisht një reformë e tillë konsensuale, pra përjashto çdo lloj forme tjetër, gjë që e përmenda edhe më lartë dhe që është pohuar nga reporterët ndërkombëtarë që ndjekin Shqipërinë, pasi nuk do të ishte reforma që do të donin shqiptarët.Në fund të fundit, ne bëjmë një reformë që është solide, që nuk është prodhim i thjeshtë ekspertësh, pasi ne e kemi vlerësuar dhe e kemi respektuar punën e ekspertëve, por Shqipëria është një republikë parlamentare, nuk është një republikë ekspertësh dhe në Kushtetutën e vendit në emër të ekspertëve nuk mund të bëhen eksperimente.Kjo duhet të jetë shumë e qartë për këdo, pasi ne kemi eksperienca të mitizimit dhe fetishizimit të rolit të ekspertëve. Për shembull, ju e keni të qartë në memorien tuaj kohë më parë, ne kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë një ligj të veçantë që mbështeste një kompani ekspertësh siç ishte “Croën Agents” për të ardhurat në dogana. Ju e kujtoni këtë më së miri, ku sipas rezultateve të përftuara nga ky propozim i ekspertëve qenë tepër të hidhura dhe mendoj që ky mësim flet vet. Pse jo dhe në këtë rast lidhur me reformën në drejtësi,” – tha kreu i grupit parlamentar të LSI – së . Që prej fillimit LSI ka kërkuar një reformë në drejtësi gjithëpërfshirëse.

 

download (1)

Bregu: S’imagjinoj 22 korrikun pa  u miratuar reforma. Dade: Shpresojmë lajme të mira

 

Një ditë pasi ngriti zërin në mbledhjen e grupit parlamentar të PD – së, deputetja Majlinda Bregu komentoi zhvillimet  e fundit që lidhen me reformën në drejtësi.  E pranishnme në Konferencën e Ambasadorëve,Ish Ministrja e Integrimit, u shpreh se gabimi kryesor me të cilit nisi kjo reformë ishte fakti që u la në duar të ekspertëve jo të politikës. “Nuk ka asgjë tjetër që diskutohet në këto ditë të nxehta në Shqipëri sesa reforma në drejtësi. Vonë dhe pak mbase është ky diskutim i qartë për të gjthë ne, madje dhe për ne që jemi të përfshirë direkt në politikë. Ka qenë më tepër në duart e ekspertëve sesa ka qenë pjesë e diskutimit dhe vendimarrjes politike.Gabimi kryesor me të cilin nisi kjo reformë. Reforma do në ballë politikën, politikanët, ata votohen, ata kanë përgjegjësinë. Ekspertët normalisht duhet ti ndiqnin në vendimarrjen e tyre. Ky është rezultat i mosbesimit mes palëve, megjithatë unë uroj po aq sa Arta që kjo reformë sot java, e enjtja tjetër e Parlamentit, të na sjellë në një pikë të përbashkët për të votuar reformën në drejtësi,” – nënvizoi ajo. Deputetja demokrate uroi që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të miratuar reformën sepse në të kundër ajo nuk arrin të imagjinojë sesi do të jetë situata në vend, nëse reforma nuk kalon. “Jo vetëm se kemi lodhur të gjithë veshët që na kanë dëgjuar dhe të gjithë mendjet që kanë dashur të na ndihmojnë në këtë proçes, por sepse unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër. Ose nuk arrij të imagjinoj datën 22 korrik se çfarë do të ndodhë dhe si do jetë situata në Shqipëri.Sidoqoftë, ka nevojë besoj se me apo hapje negociatash duke ditur sa i vështirë do jetë ky proçes, që të paktën të përgatitet një plan i qartë veprimi për kapitujt 23 dhe 24. Nuk ka asnjë vështirësi që BE dhe KE ta mendojë këtë si një alternativë të mirë për të përshpejtuar dhe forcuar zbatimin e ligjit në vendet tona,’’ – tha Bregu. Ndërkohë deputetja socialiste Arta Dade vlerësoi punë e ambasadorë në ndihmë të negociatave të palëve poltike me qëllim arritjen  e konsensusit. “Dua të falenderoj Ambasadorët, në mënyrë të veçantë të BE dhe SHBA, por dhe ata të cilët kanë drejtuar në vijim BE për mesazhet e fuqishme, për ndihmesën konkrete që i japin forcave politike për ti sjellë në një emërues të përbashkët lidhur me reformën. Le të shpresojmë se do të kemi lajme të mira javës që vjen në mënyrë që edhe ju të nderuar Ambasadorë të Republikës së Shqipërisë t’ua lehtësojmë punën tuaj në dobi të interesave të shtetit dhe vendit,” – nënvizoi ajo.

 

Komisioni i posaçëm, miratohen sot 7 ligjet e emergjencës

 

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi, do të miratojë në tërësi ditën e sotme 7 ligjet  pjesë e paketës së ndryshimeve kushtetuese. Megjithëse ekspertët e partisë Demokratike  po shqyrtojnë 7 projektligjet e emergjencës, me porosi të kryedemokratit Lulzim Basha, të djathtët përsëri munguan në mbledhjen e Komisionit. Data 15 korrik është afati i fundit, kur Komisioni i Posaçëm i Reformës duhet të mbyllë shyqrtimin dhe miratimin e ligjit, në mënyrë që drafti ti kalojë Kuvendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here