Hasan Lika: Ja shanset e Kukësit për të kaluar në turin tjetër

0
136

rajneri i Kukësit, Hasan Lika ende nuk e kapërdirë atë rast flagrant në minutën e 90 të bomberit Emini i cili nuk shënoi me portën e boshatisur.

Pas kthimit në Shqipëri, Lika ka thënë se shanset për të kaluar në turin tjetër janë të barabarta.

Do ishte një gol i rëndësishëm, pasi me rezultatin 1-1 do ishim më të qetë për ndeshjen e kthimit. Gjithsesi besoj se ajo që bëmë në pjesën e dytë na jep më tepër besimin për ndeshjen e kthimit, duke qenë të ndërgjegjshëm se dhe forca e kundërshtarit është e rrezikshme. Mendoj se shanset janë taë barabarta për të kaluar turnin tjetër”, u shpreh Lika.

Në analizën e tij Lika evidenton zëvendësimet e pjesës së dytë si katalizatorin e rritjes së volumit në sulm me Eminin, Dvornekovic e Gurin që i dhanë një tjetër impuls lojës.

Mendoj se të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Mendoj se mund të ishim më të kujdesshëm në pjesën e dytë kur forcuam veprimet sulmuese. Me zëvendësimet që bëmë i dhamë freski sulmit, pavarësisht se nuk shënuam, arritëm qëllimin në lojë por jo rezultatin”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here