MERKATO/Tifozët e Lacios në protestë kundër drejtuesve

0
167

Tifozët e Lacios zbresin në shesh. Këtë herë jo për të mbështetur idhujt e tyre, por për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit për konfuzionin në merkato dhe mungesën e blerjeve.

 

Mediat italiane shkruajnë për më shumë se 1000 tifozë që nisën të protestonin në orët e pasdites në sheshin “Piazza Venezia” dhe “Piazza Santi Apostoli” në Romë.

Numri i tifozëve që kontestojnë presidentin Lotito duket se sa vjen e rritet. “Ngjarjet vijnë pas prishjes së marrëveshjes me trajnerin argjentinas Marcelo Bielsa, por edhe me mungesën e blerjeve në merkato”,-shkruan gazeta “Corriere dello Sport”.

 

Protesta nisi si një organizim në rrjetet sociale dhe sipas mediave italiane ajo ishte paqësore.

Pak ditë më parë, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, foli për standarde të dyfishta të mbajtura nga trajneri argjentinas. Sipas tij, tjetër marrëveshje u diskutua në Romë dhe të tjera gjëra tekniku kërkoi në Argjentinë.

Gjithashtu Tare shtoi se kishte folur edhe me mbrojtësin kuqezi, Arlind Ajetin, për ta bërë pjesë e skuadrës kryeqytetase. Por marrëveshja e prishur me Bielsën me sa duket ndryshoi edhe rrjedhën e ngjarjeve për Ajetin, që kaloi më pas te Torino.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here