Prezantoheshin si tifozë, kjo ka qenë skema e emigrantëve shqiptare drejt Britanisë

0
123

Itali, Francë, Austri, Gjermani, Portugali, Poloni, Spanjë. Nëpërmjet të gjitha porteve dhe aeroporteve të këtyre vendeve mijëra emigrantë nga Ballkani kanë arritur të futen në Europën Veriore duke përdorur mjete identifikimi false dhe karta të anëtarësisë së grupeve të tifozëve, shkruan gazeta italiane Panorama.it.

Organizata që ka planifikuar një taktikë të tillë ishte e përbërë së paku prej 90 personave me shtetësi italiane, shqiptare dhe britanike. Grupi kishte krijuar tre agjenci udhëtimi përkatësisht në të treja vendet.

Hetimet kanë nisur thuajse dy vite më parë dhe sipas dyshimeve flitet që ky grup i organizuar të ketë dërguar qindra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova drejt Britanisë së Madhe duke përdorur si rrugë kalimi shtete si Italia, Austria, Franca, Gjermania, Spnaja, Polonia, Portugali dhe Irlanda.

Një nga ndeshjet e shfrytëzuara për të lejuar kalimin e maskuar të emigrantëve drejt Britanisë ishte ajo midis Romës dhe Manchester, ku dhjetëra emigrantë të veshur me bluzën e ekipit italian kanë udhëtuar nga aeroporti i Nice-s në Francë drejt Britanisë së Madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here