Kjo foto mund tju shpëtojë jetën

0
167

Pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se një gungë apo një ndryshim i masës dhe formës së gjoksit, janë simptomat që tregojnë kancerin e gjirit. Por kjo foto e postuar nga një vajzë e diagnostikuar me kancer tregon se këto nuk janë shenjat e vetme.

Claire Warner postoi këtë imazh të gjoksit të saj në rrjete sociale. Në foto dallohet një shenjë poshtë gjoksit, si e djegur, që është vendi ku mjekët i bënë biopsinë. Kjo ndodhet pranë një shenje tjetër, gati të padukshme, që tregon kancerin:bëhet fjalë për një gropëz.

Warner e publikoi këtë foto në Facebook sëbashku me një mesazh inkurajues për femrat, që të kontrollojnë anormalitetet në gjoksin e tyre, jo vetëm kur dalloj një gungë, por edhe në rastin kur u shfaqet një shenjë e ngjashme. Postimi i saj është shpërndarë më shumë se 25 mijë herë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here