Grabitja në Vlorë, rrëfehet roja: Si e morën thesin me para për një minutë

0
147

Banka ku ndodhi ngjarja e djeshme ka qenë e hapur ditën e djeshme. Edhe rojet private që u ndeshën të parët me dy “ushtarakët”, kanë shkuar si zakonisht në vendin e punës “Dy personat erdhën befas nga rrugica ngjitur me bankën dhe menjëherë pa na lënë mundësi të reagonim na drejtuan armët.

Njëri kishte pistoletë dhe tjetri një armë automatike. Me armën në kokë na kërcënuan se nëse do të reagonim do të na vrisnin. Më pas u futën me shpejtësi në ambientet e bankës”, u shpreh njëri prej rojeve të sigurisë.

Sipas tij, njëri prej tyre ka qenë në mënyrë të vazhdueshme me armën te koka, ndërsa rojën e dytë e kanë lënë jashtë, të shtrirë në shesh (i cili ka bërë edhe njoftimin te salla e rojeve private me anë të sinjalit të tyre).

Qëndrimi i grabitësve në bankë dhe veprimet e tyre për vjedhjen e parave, sipas rojës ka zgjatur jo më shumë se një minutë.

Gjatë 24 orëve janë shoqëruar në Polici: persona që mund të japin të dhëna mbi identifikimin e grabitësve, disa të dyshuar, ata me precedentë penale.

Edhe punonjësit e bankës janë rimarrë në pyetje së bashku me rojet private të cilët më pas kanë vazhduar punën normalisht ditën e djeshme, pavarësisht ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here