Fustani i Jennifer Lopez “përplas” ardhuruesit (FOTO)

0
136

 

Fustanet e tilla nuk e kanë vendin në teatër, ka shkruar një komentuese. Ditëve të kaluara në Broduej janë kërkuar më shumë bileta për mega-muzikalin popullor “Hamilton”, i cili është mbajtur këtë vikend në teatrin njujorkez “Ricard Rodgers”. Ishte ekzekutimi i fundit i ansamblit të aktorëve të cilin e udhëhiqte autori i muzikalit Lin-Manuel.

Miranda zyrtarisht i ka dhënë lamtumirën rolit i cili i ka sjellë shpërblimet Gremy dhe Toni, ndërkaq me duartrokitje nga skena e kanë shoqëruar shumë yje të mëdha të cilat kanë qenë në publik. Në mesin e tyre ishte edhe Jennifer Lopez, e cila pikërisht me Mirandën ka incizuar këngën “Love Make theWorld Go Round”, kushtuar tragjedisë në Orlando.

Jennifer në teatër ka shkuar me fëmijët e vet dhe me të dashurin Kasper Smart. Këngëtarja dhe aktorja ishte e veshur me fustan mini të markës Self Portrait, të cilin e ka kombinuar me sandale me taka të Guiseppe Zanotit. Modeli i bukur me dantella ka zbuluar këmbët e skalitura të divës latine, ndërkaq pikërisht për këtë shkak fustanin shumica e kanë quajtur të papërshtatur. Ndërkaq fansat e Lopezit i dolën në përkrahje duke komentuar që është dukur fantastike. “Jetojmë në shekullin e 21-të, rregullat e vjetra të pakuptimta të harrohen”, ka komentuar një adhuruese e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here