Grabitja e bankës në Vlorë, Basha: Vjedhja e katërt brenda 18 muajve, vendi pa standarde sigurie

0
137

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas grabitjes së një banke të nivelit të dytë në qytetin e Vlorës. Basha thotë se kjo është grabitja e katërt e bankave në një hark të shkurtër kohor, për 18 muaj. Kryedemokrati thotë se këto grabitje me armë flasin për thyerjen e çdo standardi sigurie në vend. REAGIMI I PLOTË Kur vendin e qeverisin grabitës me kostum, grabitje me maska do të ketë. Sot një tjetër vjedhje banke ndodhi në Vlorë, në zemër të këtij qyteti në Sheshin e Flamurit. Kjo është e katërta vjedhje bankash ne harkun kohore të 18 muajve. Njëra grabitje me armë pason tjetrën, dhe nuk janë vetëm milionat me euro që po avullojnë çdo ditë, por më e rëndë është vjedhja e çdo standardi sigurie. Kur një grup i armatosur e me maska futet në mes të ditës në territorin që duhej të ishte më i blinduari në vend, në pistën e avionëve të aeroportit ndërkombëtar, kur me lehtësi e me shpërfillje kriminelë të armatosur, hyjnë në mes të ditës në një bankë që është një objekt i ruajtur mirë, në sheshin kryesor të qytetit, a mund të përfytyrohet se sa i sigurtë është një qytetar në rrugë, në punë, në banesën e tij. Qytetari nuk ka më se ku të besojë. Ligji ka rënë, rendi e siguria publike po e po. Ai ka vetëm një shpresë për momentin. Duhet t’ia dijë për nder varfërisë së tij. Vetëm varfëria e mbron nga grabitja me maska. Siç është pjesa dërrmuese e popullsisë sot. Ka kaluar më parë qeveria aty, ndaj s’kanë më c’të marrin. Çdo kush tjetër që ka një biznes, një dyqan, një lokal, një punishte, një rrobaqepësi, një furrë buke, apo që mund të ketë kursime, është i kërcënuar. Arsyeja kryesore e grabitjeve me armë në mes të ditës është se sigurinë që nuk e kanë më qytetarët e vendit, e ka krimi. Krimi është sot më i sigurtë se kurrë më parë, sepse krimi ka kapur të vetmin armik që mund të ketë, të vetmen instancë para të cilës zbrapset, që është qeveria, që është kryeministri, ministri i brendshëm dhe krerët më të inkriminuar të policisë së shtetit në këto 25 vite. Po kur vendi grabitet çdo ditë nga qeveritarë grabitqarë, që vjedhin në dogana, në tatime, në tendera e koncesione, e plaçkisin më tej edhe më shumë, duke u marrë qytetarëve qindarkën e fundit me rritje taksash, me gjoba, me fatura e tarifa të larta, a nuk është kjo një thirrje për çdo grabitës,a nuk është një legalizim i grabitjes. Ku ndryshon një bandë grabitësish me maska e me armë, nga banda e grabitësve me kostum e Edi Ramës, Ben Ahmetajt, Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Bushit, Rroshit e kështu me radhë. Banda e grabitësve me maska është më e vogël dhe vjedh më pak. Ja ky është ndryshimi. Koha e grabitësve me maska dhe e grabitësve me kostum qeveritari po sos. Ndaj është shtuar zullumi, me parrullën “kap ca t’kapim”. Ne do të rikthejmë ligjin dhe forcën e ndëshkimit. Do të shtypim pa hezitim krimin e çdo përçapje të tij. Ne do të rikthejmë sigurinë publike në vend.Sepse ne kemi zgjedhur qytetarët, e jo trafikantët. Kemi zgjedhur qytetarët, jo banditët. Kemi zgjedhur qytetarët e jo rrëmbyesit, përdhunuesit e vrasësit. Grabitësit në rrugë e grabitësit në zyra, do të kenë të njëjtin fat. Do bashkohen aty ku ligji dhe drejtesia e pakapur u rezervon vendin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here