Punësimi sezonal/ Kontrolle të rrepta për punësimet, autorizim i posaçëm për punëmarrësit nën 18 vjeç

Sipas rregullave punëdhënësi  para fillimit të aktivitetit ka detyrim për deklarim të tij, si dhe detyrim për deklarimin e çdo punëmarrësi para fillimit të punës. Ndërsa për punësimin e punëmarrësit nën 18 vjeç, kërkohet Autorizim i posaçëm, i lëshuar nga Inspektorati Punës

Punësimi sezonal është tani në pikën e tij më të fortë. Afrimi i pushimeve verore ka bërë që shumë të rinj dhe jo vetëm i kanë drejtuar sytë kundrejt bizneseve të cilët janë afër zonave bregdetare. Po ky lloj punësimi haset me një sur problematikash që kanë të bëjnë  me kushtet e punës, rregullat dhe shumë e shumë elementë të tjerë. Dje në bregdetin e Shëngjinit ishte i paranishëm Inspektorati Shtetëror  i Punës ku u takua me punëmarrësirt e kësaj zone.  Drejtori i Përgjithshëm Dritan Ylli tha se nuk do të tolerohen me punësimet abuzuese të të miturve nën 18 vjeç nëse nuk janë pajisur më parë me një autorizim nga Inspektori. Pra Ylli ishte i ngriti shqetësim e personave të cilët janë nën moshën 18-vjeç dhe janë të punësuar.  “Kemi vënë re që punësimi i kësaj kategorie moshore nën 18 vjeç bëhet pa autorizim të posaçëm siç e përmban ligji nga Inspektorati i Punës. Dhe për më tepër, sidomos të rinjtë dhe sidomos punonjësit mbahen në orare rraskapitëse për to. Synimi ynë është që çdo punonjës të fillojë punë menjëherë të deklarohet në zyrat e punës, tek inspektorati i punës dhe tek organet tatimore. Për më tepër, të ketë një kontratë me kushte të qarta që derivojnë nga Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” tha Ylli. Ai u bëri thirrje të gjithë punonjësve që të denoncojnë  çdo rast abuzimi, ndërsa dha garanci se reagimi do të jetë i menjëhershëm. “Çdo punonjës të na lajmërojë, të ankimojë çdo shkelje të të drejtave të tyre pranë zyrave qendrore të Inspektoratit të Punës dhe pranë çdo zyre përfaqësuese dhe pavarësisht rrugëve të ankimimit, ne do t’i përgjigjemi me shumë korrektesë” u shpreh më tej Ylli. Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës Dritan Ylli inspektoi dhe kushtet e punës në disa biznese në Shëngjin, vija bregdetare që përgjatë tre muajve të sezonit ka 10 fishim të numrit të personave të punësuar.

 

Rregulla

Kushtet dhe standarde në punë janë të parashikuara dhe në bazë të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë. Mundësitë për tu punësuar gjatë sezoneve janë shumë të mira për një kategori personash të cilët u kushtojnë shumë vëmendje këtij lloj punësimi. Por sipas rregullave punëdhënës para fillimit të aktivitetit ka detyrim për deklarim të tij, si dhe detyrim për deklarimin e çdo punëmarrësi para fillimit të punës. Ndërsa për punësimin e punëmarrësit nën 18 vjeç, kërkohet Autorizim i posaçëm, i lëshuar nga Inspektorati Punës, ku të lejohet punësimi i tij. Gjithashtu kreu i Inspektoriatit tha se punëmarrësit duhet të tregohen të kujdesshëm, që të mos i mbajnë punonjësit jashtë kohës normale të punës, apo më keq akoma duke i rraskapitur punonjësit në orare të tejzgjatura, pasi kjo në radhë të parë shkakton lodhje dhe dëmtim të shëndetit të tyre dhe nga ana tjetër ata nuk do kenë rendimentin dhe cilësinë e duhur të shërbimit të tyre

Punësimi sezonal/ Kontrolle të rrepta për punësimet, autorizim i posaçëm për punëmarrësit nën 18 vjeç

Si i fsheh Carlo Bollino 7 kompanitë

Punësimi sezonal/ Kontrolle të rrepta për punësimet, autorizim i posaçëm për punëmarrësit nën 18 vjeç

Foto të rralla/ Aktori i famshëm Harvey

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko