Gjendet në Greqi 13­vjeçarja nga Saranda e zhdukur prej një jave

0
225

Vajza 13­vjeçare L.Q., nga Saranda e cila rezultonte e zhdukur që prej datës 2 korrik është gjetur në Greqi.

Policia greke ka njoftuar autoritetet shqiptare se e ka gjetur vajzën në Kostur nën shoqërinë e Gentian Zogut. Vajza e mitur do të dëbohet në Shqipërisë, kurse 33­vjeçari Zogu mësohet se është ndaluar nga policia greke.

Sipas burimeve, mësohet se Zogu e ka mbajtur vajzën dy ditë në shtëpinë e tij në Gramsh dhe me pas kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale nga mali. Zogu ishte denoncuar dhe nga prindërit e vajzës si i dyshuari kryesor. 33­vjeçari punonte si bari në Sarandë, madje ata dyshonin se e kishte mashtruar për qëllim trafikimin e saj.

Sipas kallëzimit të saj në Polici, vajza, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën 9­vjeçare “9 Tetori” në Sarandë, është larguar nga banesa rreth orës 16:00 të datës 2 korrik. vajza e zhdukur është fëmija i tretë i tyre, është binjake me një vajzë tjetër. Ndërkohë, policia vijon hetimet edhe për rastin e I. K., 15 vjeçe e cila u zhduk mesnatën e 7 korrikut dhe u gjet pasditen e sotme në një furgon në Gjirokastër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here