Adoleshentja i jep fund jetës, e tallnin në “facebook”

0
138

Një adoleshente e cila vuante nga bullizmi në rrjetet sociale është gjetur e vdekur vetëm disa ditë pasi kishte postuar në Facebook një status lidhur me këtë fenomen.

16-vjeçarja Britney Mazzoncini nga Skocia, vetëm pak ditë para se të vdiste shkroi në Facebook se i kishte ardhur “në majë të hundës”me njerëzit që e tallnin vazhdimisht, duke theksuar se do t’i bllokonte të gjithë ata që e fyenin. Gjithashtu ajo u kërkoi që ta fshinin nga rrjeti social nëse ata që e shqetësonin kishin diçka personale me të. Ajo gjithashtu përmes postimit të saj fyeu edhe miqtë fallco për sjelljet e pahijshme të tyre.

Pas kësaj ngjarje tragjike prindërit e adoleshentes kanë postuar foton e të bijës e cila humbi jetën nga ky fenomen. Të pyetur nëse ngacmimi në rrjetet sociale kishte të bënte me vdekjen e saj u shprehen të sigurtë se kjo ishte arsyeja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here