Bëhet fjalë për opsionin e ri të koduar që quhet “biseda sekrete”, që mund të lexohet vetëm nga dërguesi dhe marrësi i mesazhit. Kjo do të shmang zbatimin e ligjit të mesazheve me përmbajtje intime, si dhe vet “Facebook”-n, që s’do të mund të kapë mesazhin.
Përfshirja e mesazheve me kod ka ardhur si pasojë e shqetësimit në rritje mbi privatësinë e mesazheve personale. “Bisedat sekrete” mund të lexohen vetëm në një pajisje dhe lejojnë vendosjen e kohë-matësve për bisedat.
Për momentin “bisedat sekrete” aplikohen vetëm për një numër të vogël përdoruesish, por deri në fund të verës pritet të kenë akses nga përdoruesi i gjerë.