Video e grabitjes në Rinas më e shikuara në Corriere della Serra

0
147

Vjedhja spektakolare e 1 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit më datë 30 qershor ka pushtuar jo vetëm mediat shqiptare por edhe ato të huaja.

E përditshmja italiane Corriere della Serra ka postuar më datë 5 korrik në faqen e saj videon e grabitjes, e cila është renditur si më e shikuara e javës.

Mesditën e 30 qershorit, 3 persona të maskuar dhe të armatosur ia dolën t’ë grabisnin paratë e një banke të nivelit të dytë, në pistën e aeroportit teksa po bëheshin gati për t’u transportuar jashtë vendit.

Grabitësit arritën të thyenin drynin e portës së pistës dhe të futeshin pa u vënë re me një automjet Mercedes Benz brenda pistës, ku edhe kryen grabitjen në pak minuta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here